Domingo, 13/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çka është nutricioni?

Çka është nutricioni?

Nutricioni është shkencë multidisiplinare, e cila studion ushqimin dhe faktorët ushqimorë të cilët ndihmojnë në shëndetin e njeriut.

Si fillim zyrtar i nutricionit merret viti 1780 kur kimisti francez Lavuazje zbuloji se ushqimi dhe oksigjeni bashkohen në organizëm dhe prodhojnë energji.

Pas kësaj vjen koha ku mjekët, dietologët, hulumtuesit studionin mungesën e gjërave ushqimore të lidhura me sëmundje.

Të ushqyerit është i nevojshëm për të mbështetur jetën.

Shumë probleme shëndetësore mund të parandalohen apo të lehtësohen me një dietë të shëndetshme. Me dietë një organizëm i referohet asaj që ha.

Nutricionistët janë të specializuar në të ushqyerit e njeriut, planifikimin e vaktit, përgatitjen e ushqimit dhe kështu me radhë. Ata janë të trajnuar për të dhënë këshilla rreth ushqimit dhe ndikimin e tij në shëndet.

(Visited 145 times, 1 visits today)
Top