Terça-feira, 1/12/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ç’janë këta njerëz!?

Ç’janë këta njerëz!?

Ç’është me njeriun që aq shumë është katandis
nga lufta në luftë po i prinë robërisë!?

Ç’është me njeriun që po i nënshtrohet skllavërisë
për shkak të punës,postit e qefeve që i është vardisë!?

Ç’është me njeriun që bërtet e thërret patriotizëm,
kur e tërë qënja e tij është shndërruar në servilizëm!?

Ç’është me këta njerëz dhe kët nacionalizëm
që po e teprojnë dhe kalojnë në shovenizëm!?

Ç’është me këta njerëz që nuk po ia dinë hilen lojes
që bijn n’dy gjunjë kur u ngushtohet kafshata e gojes!?

Ç’është me këta njerëz që i ka kapluar marrëzia
gënjeshtër pas gënjeshtre po u del hipokrizia!?

Ç’është me këta njerëz që pa marre mashtrojnë
vëlla nga gjaku të thotë e pas shpine të tradhëtojnë!?

Ç’është me këta njerëz që vetën po e shesin
të prejnë n’besë e n’fjalë dhe fajin ta ngjesin!?

Ç’është me këta njerëz që jetojnë me trillime
që tërë jetën e tyre e ndërtuan në mashtrime!?

Ç’janë këta njerëz të ligj që janë mbushur me urrejtje
flasim gjuhë të njejtë, por s’jemi asgjë, le të jetë pra kjo një vërejtje!

Psikoterapeut Yll Avdijaj

(Visited 65 times, 1 visits today)
Top