Sexta-feira, 20/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?

Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?

 

Ai i pyeti: “Cili është qëllimi juaj, o të dërguar?”
(Ata) thanë: “Ne jemi dërguar te një popull keqbërës (për ta shkatërruar të gjithin), përveç familjes së Lutit. Ne do t’i shpëtojmë të gjithë ata, përveç gruas së tij; për atë Ne kemi caktuar si dënim që të mbetet pas me të tjerët.”
Dhe, kur të dërguarit erdhën te Luti, ai tha: “Unë nuk ju njoh ju!”
Ata thanë: “Jo, ne të kemi sjellë atë, në të cilën ata dyshojnë, të kemi sjellë të vërtetën, prandaj të jesh i sigurt se ajo që të themi, do të bëhet. Nisu me familjen tënde në një kohë të natës, shko pas tyre e askush prej jush të mos shikojë prapa, por vazhdoni në drejtimin e urdhëruar!”
Dhe Ne ia shpallëm atij atë që do të ngjajë: që i gjithë populli i tij, deri në të mbramin, do të zhdukej në agim.
Banorët e qytetit erdhën tek ai gjithë gëzim.
Luti u tha: “Këta janë mysafirët e mi, andaj mos më turpëroni! Kijeni frikë Allahun e mos më poshtëroni!”
Ata thanë: “A nuk ta kemi ndaluar ne që të presësh mysafirë?”
Ai tha: “Ja vajzat e mia! Nëse doni të bëni çka synoni (martohuni me to)”.
Betohem për jetën tënde (o Muhamed), se ata ishin vërtet të përhumbur në dehjen e tyre!
Ata i kaploi zëri i tmerrshëm (i Xhebrailit) kur lindi Dielli, dhe Ne e kthyem qytetin përmbys, duke lëshuar mbi ata shi gurësh prej dheut të pjekur.
Këto janë njëmend ??shenja? bindëse për ata, që i kuptojnë ato.
Qyteti i rrënuar është në rrugë, ku gjendet edhe tani.
Kjo është vërtet treguese për besimtarët.
(EL-HIXHR 15, 57-77)

(Visited 18 times, 1 visits today)
Top