Sexta-feira, 22/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cili është ilaçi për një njeri të pllakosur nga një sëmundje shpirtërore ?



Cili është ilaçi për një njeri të pllakosur nga një sëmundje shpirtërore ?

Pyetje: Cili është ilaçi për një njeri të pllakosur nga një sëmundje shpirtërore; një njeriu që gjendet në shtrëngimin e shkatërrimit? Çfarë të bëjë njeriu që është kapluar nga përtacia? Si të bëhem një që ndihmohet nga Allahu? Cila është zgjidhja për një njeri të mposhtur nga konfuzioni, pasi, kurdo që ai përpiqet t’i kthehet Allahut, e pengojnë dëshirat dhe, kurdo që kërkon të jetë produktiv, e ndjek dështimi?

Përgjigje: Ilaçi i tij është në kthimin tek Allahu, në vazhdimin e lutjeve që i mëson nga Pejgamberi (alejhi selam), dhe në zgjedhjen me kujdes të kohëve kur lutjet marrin përgjigje, siç është pjesa e fundit e natës, koha mes ezanit dhe ikametit, gjatë sexhdes dhe pas namazit.

Po ashtu, ai le të mësojë dhikrin e mëngjesit, të mbrëmjes, dhikrin para gjumit, dhe le t’u rezistojë me durim gjërave që e parandalojnë nga kjo, se do të jetë vetëm çështje kohe para se Allahu t’i dërgojë ndihmën nga Ai dhe t’ia shkruajë imanin në zemrën e tij.

Le të sigurohet ai, po ashtu, që t’i kryejë të gjitha obligimet, përfshirë pesë kohët e namazit të ditës, së brendshmi dhe së jashtmi, meqë namazi është shtylla e fesë.

Gjithashtu shumica e fjalëve të tija të jenë fjalët La haule ue la kuu-uete il’la bil’lahil-Alijul-Adhijm – S’ka ndryshim të gjendjes e as fuqi për ndryshim, përveçse nëpërmjet Allahut të lartësuar e të madhërishëm. Nëpërmjet kësaj thënieje, njeriu do të jetë në gjendje të bartë barrët më të rënda, të përballet me të gjitha tmerret, dhe të arrijë rrethanat më të mira.

Kurrë ai të mos lodhet duke u lutur dhe duke i kërkuar Allahut, se lutja do të marrë përgjigje për sa kohë që ai të mos ngutet e të thotë: “U luta, por nuk mora përgjigje.”





Le ta dijë se fitorja është me durim, qetësimi me ankth, dhe vështirësia me lehtësim. Dhe s’ka njeri që mund të arrijë ndonjë formë mirësie, qoftë ai pejgamber, qoftë më pak se kjo, përveçse me durim.

Falënderimi i takon Allahut!

“Mukhteser el-Fetaaua el-Misrijje”

Shejhul Islam Ibn Tejmij

(Visited 2 times, 1 visits today)