Domingo, 15/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cili është ajeti më i madh ?

Cili është ajeti më i madh ?

Në një hadith të saktë i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, për këtë ajet ka thënë se është ajeti më i vlefshëm në librin e Allahut. Imam Ahmedi përcjell nga Ubej b. Ka’bi, se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e ka pyetur atë: “Cili është ajeti më i madh në librin e Allahut?” Ai i tha: Këtë e di më mirë Allahu dhe i Dërguari i Tij. I Dërguari salaAllahu alejhi ue selem e përsëriti këtë disa herë, pastaj Ubeji i tha: Ajetul-Kursij. Pejgamberi salaAllahu alejhi ue selem i tha “O Ebu Mundhir të uroj ty për dijen tënde. Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, ky ajet ka gjuhë dhe dy buzë, që e shenjtërojnë Sunduesin te froni, Arshi.” E përcjell Muslimi.

 

(Visited 107 times, 1 visits today)
Top