Segunda-feira, 30/11/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cilësitë shpirtërore të femrës dhe të mashkullit lidhur me martesën

Cilësitë shpirtërore të femrës dhe të mashkullit lidhur me martesën

Cilësitë shpirtërore të femrës dhe të mashkullit lidhur me martesën
Disa i krahasojnë ndjenjat shpirtërore të femrës me valët e detit, ku ndjenjat dhe emocionet e saj ngriten dukshëm kur ajo është e hareshme dhe e gëzuar, si dhe hetohet rënia e tyre kur ajo është e shqetësuar dhe e humb besimin në veten e saj, nuk provon që ndjenjat e saj të ngriten përsëri. Ndodh me të si me valët e detit që janë të paqëndrueshme dhe lëvizëse.

Kur të ngriten ndjenjat e femrës dhe të forcohet besimi në veten e saj, ajo bëhetë burim i pashtershëm i dashurisë, sakrificës, mirëkuptimit dhe butësisë ndaj të tjerëve, e veçanërisht ndaj burrit të saj. Por kur ulen valët e saj dhe ajo ndienë një lloj pikëllimi, përjeton një boshllëk të madh brenda vetes, andaj ka nevojë për dashuri dhe përkujdesje nga të tjerët, e sidomos nga burri i saj.

Disa të tjerë e krahasojnë rënien e ndjenjave të femrës dhe të emocioneve të saj me zbritjen e saj në një pus të thellë e të errët, por ajo pasi që të arrijë në fund të pusit nuk qëndron duarkryq, sidomos kur e di se ka kush e dashuron dhe e dëshiron atë, andaj përpiqet me tërë forcën që të ngjitet lart, të dalë nga pusi dhe të kthehet përsëri në jetën e mëhershme ku ishte burim fisnik i dashurisë dhe përkujdesit ndaj atyre që janë përreth saj, e veçanërisht ndaj burrit të saj.

Atëherë, nisur nga kjo që pamë, si duhet të sillet burri me ndryshimin e valëve të gruas?
Jeta është e përmbushur me ndryshime të shumta, sidomos në jetën bashkërshortore, andaj burri duhet të kuptojë këtë realitet dhe të dijë të veprojë në këtë aspekt, në ngritjen dhe uljen e ndjenjave të gruas, zbritjen e saj në pus dhe ngritjen e saj nga aty. Kjo nuk është nga gjestet e saj, por është natyrë dhe karakter me të cilin e ka krijuar Allahu, për këtë duhet të veprohet me të ashtu çfarë është. Është gabim, në të cilin burri shpesh bie në të, që ta pengojë gruan e tij nga ndryshimi i ndjenjave dhe nga temperamenti i saj, apo të përpiqet që ta nxjerrë atë nga ai pus i thellë.

Sepse kur gruaja të zbresë në atë pus, ajo nuk ka nevojë për dikë që ta nxjerrë nga aty, por ka nevojë të kuptojë dhe të ndiejë se burri i saj i qëndron pranë, e do dhe kujdeset për të. Ka nevojë të dëgjojë nga ai (burri i saj) fjalë që shfaqin interesimin dhe kujdesin për të, të sillet me të ngrohtësisht me dashuri dhe zemërgjerësi.

Pra zbritja në pus është çështje e natyrshme si ndërrimi i kohës dhe rrotullimi i valëve, andaj është një rast për burrin që të qëndrojë pranë gruas së tij duke ia ofruar parezervë ndihmën, përkrahjen, dashurinë dhe ndjenjat që ka ndaj saj.
Prej cilësive shpirtërore të burrit përgjithësisht është se ai kur të shqetësohet apo ka ndonjë problem, nuk flet në mënyrë që të mos largohet nga preokupimi i tij. Në vend që t’ia tregojë dikujt problemet, apo t’ia shfaqë shqetësimin e tij, rri i heshtur dhe izolohet nga njerëzit duke u ngujuar në “shpellë” që të mendojë për zgjidhjen më të përshtatshme të problemeve. Kur të gjejë zgjidhjen e problemeve del nga izolomi i tij, nga “shpella”, dhe është njeriu më i gëzuar dhe më i lumtur.

Nëse nuk mund të gjejë ndonjë zgjidhje të përshtatshme, përpiqet t’i bëjë disa punë që t’ia largojnë apo i ndihmojnë t’i harrojë këto probleme si leximi i gazetës, loja etj. Andaj gruas në këtë rast i takon që të kuptojë këtë situatë dhe mos ta marrë largimin e burrit nga ajo si shenjë të mosdashurisë dhe të moskujdesit, por ta kuptojë se këtu ekziston një problem tjetër.
Kur e përmendëm gruan se ajo në dashuri dhe në ndjenja është sikur valët e detit, poashtu edhe burri në marrëdhëniet e tij me gruan ka një karakteristikë të veçantë dhe dallon nga gruaja, ngase i afrohet shumë gruas, pastaj largohet pa ndonjë arsye, më pas i afrohet përsëri.

Gruaja shpesh mund të befasohet kur vëren se burri i saj i largohet për një çast edhe pse është e bindur se ai e do shumë dhe e respekton. Për këtë duhet ta dijë se burri nuk e bën këtë me qëllim apo me ndonjë paramendim, por është një cilësi e përhershme e tij, është natyrshmëri e tij në të cilën e ka krijuar Allahu.
Prandaj çdonjëri duhet ta dijë se dashuria e burrit është sikur hëna, shkon dhe vjen, ndërsa dashuria e gruas është sikur valët e detit, në ngritje dhe ulje. Gruaja zbret në pus, burri kur ballafaqohet me probleme hyn në shpellë, këto gjëra janë të krijuara kështu nga Allahu, e ka krijuar mashkullin dhe femrën me këto temperamente, andaj nuk ka mundësi që ato të ndërrohen, por patjetër duhet t’i trajtojmë dhe veprojmë me to ashtu si janë.

(Visited 61 times, 1 visits today)
Top