Domingo, 22/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cilat janë pesë gjërat që Pejgamberi alejhis selam u lut që mos t’i përjetojmë?

Cilat janë pesë gjërat që Pejgamberi alejhis selam u lut që mos t’i përjetojmë?

Cilat janë pesë gjërat që Pejgamberi alejhis selam u lut që mos t’i përjetojmë?

Abdullah ibnu Umer radijAllahu Anhuma ka thënë: Profeti alejhis selam na është drejtuar me këto fjalë: “O muhaxhirë! Nëse sprovoheni me pesë gjëra, e lus Allahun që t’ju ruajë nga e keqja e tyre:

1.Nëse në një popull shfaqet imoraliteti haptazi, atëherë tek ata do të përhapen sëmundje ngjitëse dhe epidemike ndryshe nga lloji i ndëshkimit të popujve të mëparshëm.

2.Nëse peshojnë mangut në peshore, tek ta do të sundojë zija e bukës dhe padrejtësia e prijësit ndaj tyre.

3.Nëse nuk e japin zeqatin e obliguar, do të ndëshkohen me mos rënien qoftë edhe të një pike shiu, e sikur mos të ishin kafshët nuk do të zbriste shi fare.

4.Nëse e prishin besën e Allahut dhe besën e profetit, Allahu do t’i ndëshkojë me sundimin e armikut ndaj tyre që do të marrë shumë gjëra që ata i posedojnë.

5.Nëse prijësit nuk gjykojnë sipas librit dhe asaj që ka zbritur Allahu, do të ndëshkohen me armiqsi ndërmjet veti.”

(Ibn Maxhe)

(Visited 556 times, 1 visits today)
Top