Segunda-feira, 17/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cila është surja më e madhe në Kuran?



Cila është surja më e madhe në Kuran?

 

Ebu Sejid Ibn Mual-la r.a. tregon: “Kur po falesha në xhami, i Dërguari i Allahut a.s. më thirri, por unë nuk iu përgjigja. Më pas i thashë: “O i Dërguari i Allahut, unë po falesha.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: ‘Përgjigjuni Allahut (duke iu bindur Atij) dhe të Dërguarit të Tij, kur ai ju thërret’.” (Kuran, 8:24).

Pastaj ai më tha: “Para se të dalësh nga xhamia do të të mësoj një sure, e cila është surja më i madhe në Kuran”. Pastaj më kapi dorën dhe, kur u nis të dalë nga xhamia, i thashë: “A nuk më the se do të më mësoje një sure, e cila është surja më e madhe në Kuran?” Ai tha: “El-Hamdn lil- lahi Rabbil-alemin … (suren Fatiha) e cila është Sebëul Methani316 dhe Kurani Madhështor i cili më është dhënë mua.” (4474)





 

(Visited 119 times, 2 visits today)




Top