Quarta-feira’, 20/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë tregon urina për shëndetin tuaj ?



Çfarë tregon urina për shëndetin tuaj ?

Urina mund të ketë shumë ngjyra. Zakonisht lëviz nga ngjyra e verdhë e mbyllur (si mjalti) deri në një ngjyrë të verdhë më të zbehtë (si bari i thatë), me shumë nuanca të tjetra në mes.
Por, ngjyra e urinës mund t’u tregojë shumë gjëra për shëndetin tuaj. Ajo mund t’u tregojë nëse jeni të hidratuar ose nëse keni ndonjë sëmundje që nuk është diagnostikuar.
Sipas mjekëve nga klinika amerikane e Cleveland, sa më e hapur të jetë ngjyra e urinës, aq më i hidratuar është organizmi. Kur urina fillon të marrë ngjyrë ari, të portokalltë ose nuancë të ngjyrës kafe, me siguri jeni të dehidruar, por mund të keni edhe probleme me mëlçinë.
“Shumica e personave të moshuar duhet të pinë rreth dy litra ujë në ditë. Në momentin kur ju jeni të etur, atëherë veçse jeni të dehidruar. Ju duhet të pini më shumë ujë para se ta ndjeni etjen”, thotë mjekja Ginni Mansberg nga Klinika e Cleveland.
96183Ngjyrën e urinës mund ta ndryshojë edhe barnat, laksativët si dhe kimioterapia. Boronicat dhe panxhari (rrepa e kuqe) mund ta shndërrojnë atë në të kuqe, që mund t’i bëjë njerëzit të ndjehen të frikësuar. Megjithatë, nëse dyshoni në diçka, vizitoni mjekun. Gjaku në urinë është një gjendje serioze, dhe shpesh nuk arrihet të vërehet me sy.

Pee-Chart
Ja çfarë thonë ekspertët amerikanë për ngjyrën e urinës:
Pa ngjyrë, transparente = Ju pini lëngje të mjaftueshme. Ndoshta edhe mund ta pakësoni.
Ngjyrë e verdhë e ndritur = Jeni në gjendje normale, të shëndetshme dhe mirë të hidratuar.
E verdhë, por transparente = Gjithçka është në rregull me ju.
E verdhë, por e errët = Jeni në gjendje normale. Por, këshillohet të pini më shumë ujë.
Ngjyrë mjalti = Organizmi juaj ka nevojë për ujë. Pini menjëherë një gotë.
Ngjyrë të errët shurupi = Mund të keni probleme me mëlçinë dhe jeni seriozisht të dehidratuar. Pini shumë ujë dhe vizitoni mjekun nëse ngjyra nuk ndryshon.
Ngjyrë trëndafili ose e kuqe = A keni ngrënë një rrepë të kuqe të plotë ose boronica pak kohë më parë? Nëse jo, mund të keni gjak në urinë. Ndoshta nuk është diçka alarmuese, por mund të keni probleme me veshkat. Bën mirë të kontaktoni mjekun.
E portokalltë = Ndoshta nuk pini ujë mjaftueshëm ose keni probleme me mëlçinë dhe tëmthin.
E gjelbër ose e kaltër = Ekziston një sëmundje e rrallë gjenetike e cila urinën e shndërron në të kaltër ose të gjelbër. Po ashtu disa baktere mund ta infektojnë traktin urinar dhe të shkaktojnë urinë me këtë dukje. Megjithatë, më me gjasë është që ndryshimi i ngjyrës të ketë ardhur për shkak të ndonjë ushqimi ose ndonjë ilaçi. Sidoqoftë, nëse ajo vazhdon të del e tillë, vizitoni mjekun.
Urinë e shkumëzuar = Nëse paraqitet kohë pas kohe, është fjala për dukuri jo të rrezikshme, por kjo mund të tregojë edhe se hani shumë proteina dhe se keni probleme me veshkat. Vizitoni mjekun nëse urina del e shkumëzuar secilën herë.





(Visited 7 times, 1 visits today)