Domingo, 21/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë thoshte Ibën Halduni për përngjasimin e muslimanëve me të tjerët



Çfarë thoshte Ibën Halduni për përngjasimin e muslimanëve me të tjerët

Ibën Halduni në të kaluarën është ankuar nga përngjasimi i muslimanëve me popujt tjerë, me armiqtë e tyre, ngase ishin dobësuar ambiciet e tyre, dhe njëherazi këtë e ka konsideruar si një prej shenjave të humbjes së Andalusit (Spanjës), duke u shprehur në këtë mënyrë: “…ai që dështon mundohet t’i përngjajë ngadhënjimtarit, qoftë në veshmbathje, mjete të transportit, në armë, thjesht në çdo gjë. Këtë mund ta vëresh edhe te fëmijët në raport me prindërit e tyre. Edhe ato i sheh se çdoherë mundohen t’u përngjajnë prindërve. Kjo ndodhë nga shkaku se ata mendojnë se prindërit e tyre janë të plotë. Pastaj, kur jetojnë dy popuj pranë njëri tjetrit, i sheh se përngjasimi është prezent mes tyre, siç ndodhë në Andalus në këtë kohë me spanjollët. Kështu mund t’i vëresh, se si mundohen t’i imitojnë në çdo gjë, në veshmbathje, në simbole, adete, në lëvizje, saqë mundohen t’u përngjajnë edhe në vizatimin e kipave, mureve, shtëpive, etj. Ai i cili e përcjellë këtë me sy të urtësisë, sheh se ky është shkak i ngadhënjimit të spanjollëve ndaj muslimanëve…”(Shiko:“El-Mukadime”, fq.147)





(Visited 8 times, 1 visits today)




Top