Quinta-feira, 12/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë thonë psikologët për njerëzit që betohen dhe shajnë shumë, ja të veçantat e tyre

Çfarë thonë psikologët për njerëzit që betohen dhe shajnë shumë, ja të veçantat e tyre

Nuk keni pse tregoheni gjithnjë dyshues kur dikush ju betohet për diçka e më pas nxehet duke përdorur fjalë të pista ! Kjo nuk do të thotë që ai po gënjen e po mundohet t’ju mbushë mendjen, përkundrazi, po tregohet i sinqertë me ju !Ata që betohen më shumë kanë më shumë gjasa të jenë njerëz të ndershëm, sipas hulumtimit të Universitetit të Kembrixhit.Pas studimit të 276 personave në një laborator dhe 73,789 përdoruesve të rrjetit social Facebook, hulumtuesit matën ‘karakterin laik “ kundër ‘indeksit të integritetit’.Me fjalë të tjera, ata matën nëse ju betoheni e shani shumë sepse jeni të sinqertë apo shtireni.

Pas testeve psikologjike studiuesit dolën në përfundimin se njerëzit që betoheshin jo vetëm që janë të sinqertë e duan të shihen si të tillë nga të tjerët, por janë edhe më të fortë, kjo sipas studiuesve nga Keele University. Sipas Dr Richard Stephens të betohesh apo të nxehesh se tjetri nuk ju beson ju bën më tolerant ndaj dhimbjeve dhe stimulon sistetimin nervir simpatik, sistem që bën zemrën tuaj të rrahë shpejtë në raste rrezikut.Të betuarit u ndërlidh me ndershëmërinë duke na bërë të ndryshojmë mendim për gënjeshtarët që japin sinjale të tjera.living.al

(Visited 277 times, 1 visits today)
Top