Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Kosova tashmë ka një indeks problemesh, ku jo vetëm që është bërë evidentimi i tyre, por janë identifikuar edhe shkaqet e tyre. Ndaj, tashmë adresa e problemeve është e ditur dhe identifikuesit e këtyre problemeve janë vet populli. Heshtjes ndaj këtyre problemeve sikur po i vjen fundi. Populli nuk do të mund të durojë më […]
Kosova tashmë ka një indeks problemesh, ku jo vetëm që është bërë evidentimi i tyre, por janë identifikuar edhe shkaqet e tyre. Ndaj, tashmë adresa e problemeve është e ditur dhe identifikuesit e këtyre problemeve janë vet populli. Heshtjes ndaj këtyre problemeve sikur po i vjen fundi. Populli nuk do të mund të durojë më […]
Çfarë po e pengon (mos)integrimin e Kosovës?

Kosova tashmë ka një indeks problemesh, ku jo vetëm që është bërë evidentimi i tyre, por janë identifikuar edhe shkaqet e tyre. Ndaj, tashmë adresa e problemeve është e ditur dhe identifikuesit e këtyre problemeve janë vet populli. Heshtjes ndaj këtyre problemeve sikur po i vjen fundi.
Populli nuk do të mund të durojë më gënjeshtrat se kinse vendi po vuajtka nga ekstremizmi fetar, “vehabizmi” apo pëshpëritjet se kinse Evropës nuk po iu dashka një Kosovë “talibaneskë”. Kosovarët, të rinjtë në veçanti, nuk po e braktisin vendin për shkak se ekstremizmi fetar ua ka ngulfatur jetën. Ata kanë identifikuar problemet që ua kanë ngulfatur jetën dhe ua kanë shuar shpresat për një të ardhme vitale në jetën e tyre dhe rrjedhimisht i kanë detyruar të marrin edhe vendime të rënda si braktisja e mëmëdheut. Papunësia, më e lartë në Evropë dhe Ballkan, dhe nepotizmi në punësime, në njërën anë, dhe korrupsioni i shprehur më së shumti tek politika dhe gjyqësia, në anën tjetër, kanë shuar çdo shpresë për përmirësim të jetës dhe kështu po ndodhë ajo që i frikësoheshim në vitet nën okupim, boshatisja e vendit.
Së këndejmi, deklaratat e politikanëve për kinse kthim në vendlindje të emigrantëve tanë, apo riatdhesim të tyre, gjersa vet jetojnë në maje të luksit, shihen si tallje dhe përqeshje me bashkatdhetarë. Lehtë është t’u thuash njerëzve se “do t’i kthejmë të gjithë azilkërkuesit”, por siç thotë populli “provo të hysh në lëkurën e tyre e pastaj do ta shohësh”.
Nëse kthehen, çfarë kushtesh për jetesë do tu mundësohen? A mos vallë mendon apo merret kush me ta? Sikur dikush të kujdesej më shumë për ta ata nuk do të shpërnguleshin fare. Prandaj, kthimi i tyre dhe trumbetimi se në Evropë nuk hyhet me azilantë, do të ketë pasojat e veta.
Në Evropë nuk hyhet as me korrupsion, por askush nuk flet e as që çanë kokën për këtë. Sa herë që politikanët evropianë vizitojnë vendin tonë nuk largohen nga vendi pa potencuar këto dy-tri defekte të mëdha, papunësia e cila është rezultat i moszhvillimit ekonomik, korrupsioni i lartë dhe krimi i organizuar. Kurse politikanët tanë sikur bëjnë sehir mundohen ta kthejnë kursorin drejt problemeve joekzistuese si ekstremizmi, “vehabizmi” apo shoqëria “talibaneskë” e Kosovës, thuajse populli është në gjumë dhe nuk kupton fare.
Me duhet të vë në spikamë se kthimi i njerëzve nga një shoqëri e integruar mirë në një shoqëri të paintegruar dhe pa mundësi për mirëqenie do të shkaktojë pasoja por edhe kaos siç pohojnë sociologët. Kjo ngase të “riatdhesuarit” në pamundësi të gjetjes së një vendi pune, për të fituar kafshatën e gojës, do t’i hyjnë botës së krimit të organizuar ose do t’i përvishen aradheve të politikanëve, pasi që politika në Kosovë po na shfaqet gjithnjë e më shumë si një nga mënyrat më të lehta të pasurimit.
Personalisht, jam kundër migrimit. Nuk do të dëshiroja që aseti ynë më i çmuar, rinia, të na ikën nga vendi. Ndaj publikisht u bëj thirrje të gjithëve që, përkundër problemeve të mëdha e të shumta, të kenë durim dhe të përpiqen të gjejnë veten këtu, ngase vendi ka nevojë për ta. Ne kemi mundësi ta ndryshojmë këtë gjendje dhe mund t’i ndëshkojmë ashpër mashtruesit, të korruptuarit, shpifësit, kriminelët, haraçvënësit, me votën tonë. Koha po afron. Ndaj le t’u japim një mësim jo vetëm këtyre mashtruesve, por edhe të gjithë të tjerëve që mendojnë ta ndjekin rrugën e tyre të devijuar.
Populli duhet vetëdijesuar. Nuk duhet zgjatur jetën krimit përkundrazi atë duhet shkurtuar.
Po kështu, do të doja t’i bëj thirrje politikanëve që të mos mundohen t’i hedhin hi syve popullit, ngase nuk janë një palë sy por miliona sy. Këta sy shohin madje edhe kur u maskohet e vërteta. Ata dinë edhe të ndëshkojnë. Dhe këtë pres ta bëjnë. Le t’i heqim qafe me votën tonë mashtruesit tanë dhe kështu mund të realizohet thënia “Populli voton, Populli sundon”.
Zoti na çoftë në hair të gjithëve. Amin dhe deri javën tjetër me një temë tjetër selam alejkum.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 10, 2018 / By M.I Kuptimi i mësyshit
February 10, 2018 / By M.I 10 këshilla në lidhje me bashkëshortin
February 10, 2018 / By M.I Një investim i shëndosh sukses për të ardhmen
February 10, 2018 / By M.I Si të lumturohet jeta e dy bashkëshortëve
February 10, 2018 / By M.I Ja çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çaj jeshil çdo ditë
February 10, 2018 / By M.I VLERA JUAJ NUK BIE EDHE PËRKUNDËR NËNÇMIMIT
February 10, 2018 / By M.I A keni këtë ndjesi në këmbët tuaja gjatë natës? Kujdes, mund të jetë diçka serioze!