Domingo, 26/1/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cfare ndodh nese lyeni fytyren me uthull molle?

Cfare ndodh nese lyeni fytyren me uthull molle?

Nëse keni probleme me lëkurën me shumë gjasë keni provuar të blini pastrues të ndryshëm në dyqan apo në farmaci, por mund të mos keni menduar të provoni uthull molle. Uthulla e mollës përmban shumë përbërës, të cilët i bëjnë mirë lëkurës dhe është shumë më e lirë se shumë larës fytyre, që deklarojnë se i sigurojnë fytyrës të njëjtat përfitime.

Uthulla e mollës përmban acide alfa hidroksi, të cilët veprojnë për të larguar qelizat e vdekura në lëkurë. Shumë pastrues të shtrenjtë fytyre kanë këta acide në përbërjen e tyre, por sasia në të cilën ata gjenden në uthullën e mollës është shumë më e lartë.

Nëse doni të përdorni uthull molle për njollat e moshës, mund të përdorni pak uthull të holluar molle në fytyrë duke përdorur pambuk. Rekomandohet që ta lini në fytyrë për 20-30 minuta përpara se ta lani.

Uthulla e mollës ndihmon edhe për të luftuar aknet. Uthulla ka substanca acidike, të cilat kanë veti antibakteriale dhe anti-fungale. Këto veti ndihmojnë për të shëruar dhe parandaluar aknet dhe infeksionet në lëkurë.

Uthulla e mollës është një substancë e fortë, kështu që sigurohuni ta holloni përpara se ta përdorni, në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën. Mund ta holloni dhe ta aplikoni dirket në lëkurë ashtu siç bëni me një toner ose të krijoni pastruesin tuaj.

Për të bërë larjen e fytyrës, kombinoni një lugë gjelle uthull molle dhe 3 lugë gjelle ujë në një tas të vogël. Më pas lageni fytyrën me ujë dhe përdorni një copë pambuku për të fërkuar me këtë përzierje të gjithë lëkurën.

Kur ta lani fytyrën me uthull molle është e rëndësishme të përdorni llojin e duhur të uthullës. Është më e mira të përdorni uthull molle organike. Vetëm ky lloj i uthullës përmban enzimat, bakteriet dhe mineralet, që i sjellin përfitime lëkurës suaj. Nëse përdorni uthull molle të rafinuar, nuk do t’i merrni këto përfitime.

© shije.al

(Visited 95 times, 1 visits today)
Top