Sunday, 20/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon në mëngjes!



Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon në mëngjes!

Përveç që është një nga pijet më të freskëta që shuan etjen në sekonda, uji me limon gjithashtu siguron një sërë përfitimesh shëndetësore që asnjë pije tjetër nuk mund të japë.Duke shtuar mjaltë në ujë të ngrohtë limoni rriten dhe me tej përfitimet e saj shëndetësore. Koha më e mirë për të pirë këtë pije të shëndetshme është ne mengjes me stomakun bosh. Kjo do të stimulojë humbje të shëndetshme të peshës së bashku me një listë të përfitimeve të tjera shëndetësore.

Disa nga perfitimet e ujit me limon ne mengjes:

Përmirëson tretjen
Lëng limoni është jashtëzakonisht i dobishëm për largimin e toksinave.Trajton urthin dhe fryrjen. Përveç kësaj, stimulon lëvizjen e zorrëve në mëngjes dhe hidraton zorren e trashe.

Rrit imunitetin
Bollëku me vitaminë C ben qe uji me limon te rrise sistemin imunitar dhe te parandaloje te ftohtet dhe gripin.

Rrit energjinë
Kjo pije shumë energjike rrit ndjeshëm nivelet e energjisë dhe përmirëson disponimin tuaj për ditën përpara.

Ndihmon ne humbjen e peshës
Uji me limon stimulon humbje të shëndetshme në peshë në afat të gjatë.





Është antibakterial dhe antiviral
Limoni ka perberes antibakteriale dhe antivirale, të cilat janë jashtëzakonisht efektive në luftën kundër gripit, ftohjes dhe lehtësimin e një dhimbje të fytit.

Rrit fuqinë e trurit
Uji i limonit është i pasur me kalium dhe magnez, të cilat janë të dobishme për funksionin e trurit dhe të nervit. Me sukses heq stresin dhe lufton depresionin.

Lufton kancerin
Uji i limonit arrin të zvogëlojë rrezikun e disa llojeve të kancerit për shkak të gamës së tij të antioksidantëve të fuqishëm.

Burimi: /healthyfoodteam.com/
©gatuajshendetshem/përktheu j.memeli/