Quinta-feira, 23/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

ÇFARË ËSHTË MË E MIRA QË DUHET NJERIU TË MËSON

ÇFARË ËSHTË MË E MIRA QË DUHET NJERIU TË MËSON

11052369_1583493958587203_5573843532386264504_o

ÇFARË ËSHTË MË E MIRA QË DUHET NJERIU TË MËSON

 

Më e mrekullueshmja që mundet njeriu ta mëson është:

 

Të mëson.. të dëgjon çdo mendim dhe ta respekton atë, dhe nuk është kusht që t’i bindet atij mendimi.

 

Të mëson.. të qan, sepse të qarit është qetësim për shpirtin, me kusht që lotët e tij t’i fshin para se të ia shohin të tjerët!

 

Të mëson.. që mos ta tepron në pikëllimin dhe gëzimin e tij, sepse jeta nuk plotësohet vetëm se me një moment.

 

Të mëson.. që mos të përzihet në gjëra që nuk i interesojnë, qoftë ajo edhe me shenjë!

 

Të mëson.. se shoqëria është flijim, e pastaj flijim, e pastaj flijim, mirëpo nga të dyja palët!

 

Të mëson.. se kur mungon logjika rritet zëri!

 

Të mëson.. të pikëllohet tepër kur e përshëndet një shok që largohet, sepse pas përshëndetjes nuk ka takim tjetër.

 

Të mëson.. që mos të jetë përfundimi i një shoqërie me ndonjë shok fillimi i urrejtjes së tij, nëse me të përfundon dashuria, duhet të mbetet respekti dhe nderi.

 

Të mëson.. të jetë ylli që e kalon jetën e tij për hir të përhapjes së dritës për të gjithë, pa mos pritur nga asnjëri ngritjen e kokës që t’i thotë: Të faleminderit!

 

Nga arabishtja: Irfan JAHIU