Quarta-feira’, 22/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Çfarë është Halazioni?

Çfarë është Halazioni?

eye_styeHalazioni është një formacion i ngritur në kapakun tuaj i shkaktuar nga pezmatimi i gjatë (kronik) jo infektiv  i një ose më shumë gjëndrrave të vogla  që prodhojnë yndyrë (gjëndrrat e Meibomit ose Zeiss) të lokalizuara në kapakun e sipërm dhe  poshtem. Ky formacion  shpesh përngjan edhe në dukje dhe në madhësi me kokrrat e bizeles ndër lëkuren e kapakut tuaj. Halazioni zakonisht është një reaksion  që vie nga bllokimi i sekretit yndyror e jo nga bakteret, megjithatë gjëndrra mund të infektohet në mënyrë sekondare.

Kur halazioni është  vogël dhe pa simptome, ai mund të zhduket pa trajtim. Nëse halazioni është i madh, ai mund të shkakton turbullim të pamjes si rezultat i presionit të kapakut në sy. Halazioni ndonjëher ngatërrohet me hordeolumin (rrzuellen), e cila gjithashtu paraqitet si një kokerr në kapak. Halazioni zakonisht paraqitet më larg cepit të kapakut në krahasimi me hordeolumin(rrzuelen) dhe zakonisht halazioni nuk është i dhimbëshem në prekje. Hordeolumi(rrzuella) është një infeksion i mënjehershem (akut) i gjëndrrave përreth folikulit të qerpikut dhe formon një si kokërr e skuqur,e dhimbshme afër buzës së kapakut.

Simptomat dhe shenjat

Pamje e turbulluar, Lotim, Enjtje në formë të kokrres, Ndjeshmëri e lehtë.
Simptomat e përshkruara më lart nuk do të thot se ju patjeter keni halazion ,por nëse ju përjetoni një ose më shumë nga këto simptoma,kontaktoni mjekun e syve.

Shkaqet dhe faktoret e rrezikut: Halazioni  shkaktohet kur yndyra e prodhuar nga gjëndrrat e vendosura në kapak (Meibomit) bëhet shumë e trashë për tu sekretuar ose kur hapjet e gjëndrrave të yndyres janë të ngushta për drenim të lehtë të yndyres. Gjëndrrat përkatese vazhdojnë të prodhojnë yndyrë e cila në pamundësi të zbrazjes shkakton zmadhim të gjëndrres dhe pezmatim të indeve përreth  Kjo qon në krijimin e të ashtuquajtures nodus apo kokërr në kapakun tuaj.

Njërezit me forma të ndryshme të blefaritit (pezmatimit të buzes së kapakut),anomalive te refraksionit janë të predizponuar për paraqitjen e halazioneve.

Testet dhe Diagnoza: Halazionet diagnostifikohen nga pasyqra klinike dhe nuk nevojiten teste tjera speciale

Trajtimi në kushte të shtëpisë: Fasha të ngrohta mund të jenë të dobishme. Aplikimi i një peshqiri të ngrohtë, i lagësht në kapak për 5 deri në 10 minuta, katër herë në ditë, për të reduktuar ënjtjen dhe për të zbutur sekretin brenda gjendrres.Peshqiri dhe uji duhet të jenë të pastër,por jo domosdoshmërisht steril. Masazhë e lehtë e zones së halazionit  disa herë në ditë.

Mos e “ndrydhni” pra mos provoni zbrazjen e halazionit.

Trajtimi medikamentoz: Aplikimi i pikave kotikosteroide për të reduktuar inflamacioni kronik. Pika antibiotik ose yndyrë  nëse dyshohet per praninë e ndonje infeksioni bacterial.Aplikimi i injeksioneve koritkosteroide ne vendin e halazionit ndihmon në uljen e inflamacionit.Nëse një halazion krijon simptoma të rëndësishme siq janë turbullimi i pamjes nga presioni ne kapak ose  zgjat me javë të tëra,nuk reagon ne trajtim konzervativ duhet të hiqet në mënyre kirurgjike.Pas intervenimit kirurgjik aplikohen pika antibiotic me koritkosteroid ose yndyrë edhe për një javë

Parandalimi: Parandalimi i paraqitjes së halazioneve nëse edhe më parë u janë shfaqur është i vështirë por zvogëlimi i mundësisë së paraqitjes nëpermjet higjienes së fytyres dhe kryesisht kapakëve.

Përdorimi i fashave të nxheta para gjumit  dhe pastrimi i cepave të  kapakut me shampon të fëmijeve mund të reduktoje mundësinë e paraqitjes së halazioneve në të ardhmen.

Dr Anita Syla Lokaj specialiste e Oftalmologjise