Sexta-feira, 18/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë e shkakton urinimin e pavullnetshëm?

Çfarë e shkakton urinimin e pavullnetshëm?

urina

Enureza është forma më e zakonshme e urinimit primar gjatë natës tek fëmijët e shëndetshëm pas moshës 5 vjeçare.
Rreth 20 % e femijeve te moshes mbi 5 vjec dhe 5 % e femijeve mbi moshen 8 vjec urinojne naten ne menyre te pavullnetshme.

Në shumicën e fëmijëve nuk ka një arsye specifike. Mbi të gjitha nuk ndodh për faj të fëmijës, por për arsye të prodhimit me tepricë të urinës, më shume nga sa mund të grumbullojë fshikëza e urinës (vesica urinare). Ndjenja e urinimit ndoshta nuk është aq e fortë sa të zgjojë fëmijën natën.

Nuk njihet ndonje shkak potencial i urinimit te pavullnetshem tek femijet.
Mendohet se ka disa faktorë që e përkeqësojnë urinimin natën. Ato përfshijnë:

– Periudhat e stresit.
Mund të jenë shkak për rishfaqjen e urinimit natën. Për shembull: fillimi i shkollës, ardhja e një vëllai ose motre, sëmundje, abuzim etj.

– Pije dhe ushqime që përmbajnë kafeinë.
Këtu përfshihen çaji, kafja, koka-kola dhe çokollata. Kafeina rrit sasinë e urinës të prodhuar nga veshka.

– Konstipacion (Kapslleku).
Mbetje të mëdhaja të feçeve në rektum mund të ushtrojnë presion dhe të irritojnë pjesën e prapme të fshikëzës. Në veçanti, fëmijët me konstipacion kronik kanë më të ngjarë që të urinojnë natën.

– Fëmijët me çrregullim të vëmendjes me hiperaktivitet kanë risk të rritur për të lagur natën.

Shkaqe të tjera specifike mjekësore janë të rralla. Për shembull: një infeksion urine, apnea e gjumit (pauza në frymëmarrje gjatë gjumit) nga një obstruksion në rrugët e frymëmarrjes, diabeti dhe çrregullime të rralla të fshikëzës mund të jenë shkaqe për urinimin natën etj

Pershtati inf. Qendresa Paqarizi

(Visited 75 times, 1 visits today)
Top