Domingo, 15/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

ÇFARË DO TË THOTË TË SHOHËSH NË ËNDËRR TË VDEKURIT?

ÇFARË DO TË THOTË TË SHOHËSH NË ËNDËRR TË VDEKURIT?

Pyetje: Selam alejkum hoxhës së nderuar. Kam një pyetje, ndoshta pak interesante, por që më intereson shumë, pasi që kjo gjë më mundon qysh prej një kohe të gjatë. Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr të vdekurit, të rrish dhe të flasësh me ta? Do të doja shumë ta di dhe si të largohem nga kjo gjë se vërtetë është shumë e frikshme. Pres me pa durim një përgjigje!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Ëndrrat siç, e dini, ose janë me mesazh për njeriun, për te cilat Profeti (salallahu alejhi ue selem ) thotë: “Prej Allahut”, ose ka thënë: ” 1/46 pjesë e profecisë “. Edhe ëndrra pa qëllim ose mesazh që duhet të përçohet te njeriu janë pikërisht ëndrrat e gjata e të pakuptimta e të pa mbarimta, ku s’merret vesh asgjë dhe që janë prej shejtanit. Kemi një kategori tjetër ëndrrash që janë përsëritje e asaj që i ndodh njeriut gjatë jetës ditës, në ëndërr zhvillohen e thellohen etj.

N.q.s se një ëndërr të shqetëson ti duhet të zbatosh thënien e Profetit (salallahu alejhi ue selem): “Të pështysh nga e majta 3 herë e pastaj ndërro anën e fjetjes, e s’do ta dëmtojë atë njeri asgjë “.

Bëje dhikrin e gjumit, lexoji suret fryji vetes tënde, pastaj do të komunikojmë përsëri, inshallah. Allahu e di më së miri. Shëndet e mirësi të dhëntë Allahu!

(Visited 358 times, 1 visits today)
Top