Quinta-feira, 18/4/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çfarë do të ndodhte sikur njeriu të largohet nga martesa?



Çfarë do të ndodhte sikur njeriu të largohet nga martesa?

Martesa, traditë e ndershme profetike!
Të gjithë e dimë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Kush largohet nga suneti im (nga kjo që unë veproj) ai nuk është prej meje.”
Nëse e meditojmë Kuranin Fisnik nuk gjejmë kurrfarë përmendje të partnerit, dashnores apo së dashurës, por vërejmë se Allahu i Lartësuar që nga Ademi, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ne thamë: “O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në xhenet.” (Bekare, 35)
Martesa konsiderohet ligj hyjnor që nga koha kur Allahu e krijoi Ademin, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe ky ligj ka vazhduar mijëra vite dhe nuk ka pasur asnjë lloj gabimi apo rezultate negative të procesit të martesës, por kur njeriu e ndryshoi këtë ligj, nisën të paraqiten probleme dhe filluan të shfaqen rezultatet negative në sipërfaqe, atëherë hulumtuesit nisën të bëjnë thirrje për domosdoshmërinë e të kthyerit drejt martesës si proces të natyrshëm.
Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.” (Rum, 21)
Sikur Allahu I Madhërishëm dëshiron të na vërtetojë përmes këtij ajeti fisnik për domosdoshmërinë e zbatimit të ligjit të martesës dhe jo kundërshtimit të tij dhe se vetë “martesa” konsiderohet argument dhe mrekulli që meriton të mendohet: “Në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë.”
Çfarë do të ndodhte sikur njeriu të largohet nga martesa?! Do të nisin çrregullimet dhe shkatërrimi familjar, fillojnë krimet dhe paraqitet brezi i kriminelëve. Falënderimi i përket Allahut, i Cili na ka begatuar me këtë traditë të shkëlqyer.

Fundo Convite em casamento . Obtenção festivo cartão.





(Visited 9 times, 1 visits today)




Top