Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ç’është magjia?

Ç’është magjia?

Ç’është magjia

S’ka diskutim që magjia është prej punëve të shëmtuara të shejtanit dhe bashkpunëtorëve të tij. Realiteti i saj konsiston në disa rite, veprime, fryrje, fjalë apo kode të caktuara që njihen dhe veprohen nga magjistarët.

Magjia është diçka e vërtetë që ekziston. Ajo ndikon në zemrën, mendjen, trupin dhe veprimet e njeriut të prekur prej saj. Ajo bëhet shkak për sëmundje, për ndarjen e burrit nga gruaja, grindje dhe mosmarrëveshje të ndryshme, madje në disa raste ajo bëhet shkak për vdekjen e personit, të gjitha këto vetëm me lejen dhe caktimin e Allahut të Lartësuar.

Për të përkufizuar magjinë janë dhënë mendime dhe formulime të ndryshme. Kështu disa thonë se magjia është shfaqja e së kotës në pamjen e së vërtetës. Të tjerë thonë se magjia është fjalë, rite apo veprime që lenë pasoja në zemrën, trupin, logjikën apo veprimet  e njeriut.

Që magjia ekziston dhe është e vërtetë ne lajmërohemi nga ajetet uranore, prej të cilave përmendim ajetin 102 të sures Bekare.

“…Shejtanët mohuan, duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni nga dy engjëjt, Haruti dhe Maruti. Por, në të vërtetë, asnjeri prej tyre nuk i mësoi ndokujt gjëra të tilla, para se tu thoshin: ‘Ne jemi vetëm sprovë, kështu që mos u bëni jobesimtarë (duke mësuar magjinë)…”

“…Dhe mësuan atë që i dëmtonte e nuk u sillte dobi. Ata e dinin se blerësit e magjisë nuk do të kishin aspak pjesë në botën tjetër…”

Profeti (alejhi selam) thotë: “Largohuni prej 7 gjërave të cilat i shkatërrojnë punët tuaja…” Ndër to përmendi shirkun dhe magjinë.

Është e njohur edhe historia e Musait dhe magjistarëve të Faraonit. Gjithashtu, nga Kurani kemi edhe një argument tjetër në suren Felek: “Mbrohem prej sherrit të atyre që fryejnë dhe lidhin nyja (magji).”

 

(Visited 29 times, 1 visits today)
Top