Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Ç’është alkooli?

Ç’është alkooli?

alkooli

Ç’është alkooli?

Dhe dispozitat e tij ne Islam.

All-llahu [subhanehu ve teala] ka mallkuar alkoolin, verën (pijet alkoolike)
Ç’është alkooli?
Alkooli është baza e dehjes dhe e turpërimit, është quajtur si lëng i rrushit dhe të hurmave po qe se thartohen dhe fermentohen sikurse ia merr (mpinë, deh) mendjen ose ia mbulon mendjen atij, po ashtu është quajtur edhe dehës, sepse ai e deh atë dhe e pengon atë, prandaj është haram i prerë (qartë).
Çfarë ka thënë Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për këtë?
Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu nga Ibn Umeri [radijall-llahu anhu] se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi [sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem]: “All-llahu [subhanehu ve teala] ka mallku¬ar alkoolin, atë që e pi, atë që e shërben, atë që e shet, atë që e blen, atë që e kullon (shtrydhë rrushin, distilon), atë që e ruan, atë që e bartë, atë që i dërgohet, atë që e hanë fitimin nga ai”.

Kuptimi:
All-llahu [subhanehu ve teala] e ka ndaluar alkoolin dhe ka thënë:
“O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhnujt dhe hedhja e shigjetës (per fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar”.
(El-Maide: 90)

Me të vërtetë në alkool ka fesat (çrregullim) që shkakton kokëdhembje, turbullim dhe hidhërim dhe të ndalon nga ibadeti, dhikri, namazi etj. Ai, është sjellës i çdo vështirësie (problemi), shkaktar i mëkateve, sepse konsumuesi i tij e humb mendjen e tij, e humbë vlerën, ngarkohet me çdo lloj të krimit, e turpëron (shkatërron) nderin dhe anon kah e shëmtuara dhe sherri (e keqja).

E Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] na e ka bërë të qartë gjendjen e njeriut të cilit i janë ofruar mëkatet e më- dha, e ai e ka zgjedhur alkoolin, e pasi që e piu është dehur dhe pastaj ka rënë në të gjitha mëkatet e mëdha dhe i ka bërë të gjitha gjynahet.
Pra, pirësi (konsumuesi) i alkoolit është prej atyre që All- llahu [subhanehu ve teala] i ka mallkuar. All-llahu e ka larguar nga mëshira e Tij dhe nuk është i kënaqur me të.
Dobia:
Muslimani e ka për obligim dhe i takon që të jetë i devot- shëm, i mençur dhe i urtë, e të mos i ofrohet alkoolit, sepse ai është shkak i çdo problemi, është shkak për largimin nga më- shira e Allahut të Lartësuar, e kush është i nxjerrë (larguar) nga mëshira e Allahut [subhanehu ve teala] për të nuk ka mbështetës tjetër. Andaj e lusim Allahun [subhanehu ve teala] për shpëtim.

Tags: