Terça-feira, 25/6/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çelësi i lumturisë



Çelësi i lumturisë

Çelësi i lumturisë
Inspektori i kompanisë së ndërtimit, vajti për një kontroll të shpejtë tek sheshi i ndërtimit të një gradaçele. Ai iu afrua njërit prej punëtorëve dhe e pyeti:”Çfarë po bën?” Ai iu përgjigj gjithë neveri:”Ja, po thyej këto gurët me këto mjete primitive, siç ma kërkoi shefi. Kjo lloj pune po mi çon djersët çurg në këtë pik vape. Punë më të lodhshme nuk kam parë, ma ka nxirë jetën…”
Inspektori u largua për tek një punëtor tjetër, të cilit i bëri të njëjtën pyetje. Ai iu përgjigj:”Po gdhend këto gurë, të cilët do të përdoren në ndërtimin e gradaçelës, sipas projektimit të inxhinierëve specialistë. Është një punë e lodhshme dhe e mërzitshme, por që më siguron jetesën mua dhe familjes time. Krahasuar me papunësinë, kjo punë është shumë e mirë.”
Kurse punëtori i tretë u përgjigj plot gjallëri, duke bërë shenjë me gisht lart:”Siç e shikon, jemi duke ndërtuar një qiellgërvishtës.”
Morali:
Duket qartë që të tre punëtorët po merreshin me të njëjtën punë, por ajo që i bën rrënjësisht të ndryshëm, është këndvështrimi i secilit për punën që po kryente.
Këndvështrimi dhe mënyra si i shohim gjërat, ndikojnë në mënyrën si e shohim jetën dhe rrjedhimisht na çojnë në rezultate të ndryshme. Në fakt, ajo është çelësi i suksesit dhe një pjesë e rëndësishme e recetës drejt tij.





(Visited 21 times, 1 visits today)




Top