Sábado, 23/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Cdo popull ka festat e veta



Cdo popull ka festat e veta

 

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të) tha: “O Ebu Bekër, çdo popull ka festat e veta, ndërsa kjo është festa jonë.” Muslimi [792]
Dijetari i madh Ibën Haxher ka thënë:
“Prej dobive që përfitohen nga ky hadith është pëlqyeshmëria e shpenzimit diçka më tepër për familjen gjatë festave të Bajrameve (në blerjen e ndonjë dhurate, apo ushqimeve të preferuara), në mënyrë që të futësh kënaqësi në zemrat e tyre, gjë kjo, e
cila ndihmon në shlodhjen e trupit dhe ripërtërin forcat për t’iu rikthyer përsëri adhurimit. Gjithashu ajo që kuptohet prej këtij hadithi është se vënia në dukje e gëzimit dhe lumturisë gjatë dy festave të Bajrameve, është prej simboleve të fesë.”
“Fet’hul Bari” [vëll. 2, f. 443]





(Visited 4 times, 1 visits today)