Tuesday, 22/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Çaste të çmuara



Çaste të çmuara

Çaste të çmuara

Et-Tanukhiu tregon ngjarjen e një ministri në Bagdad i cili

uzurpoi pasurinë e një zonje të moshuar në provincën e tij. Ai ia

mori të gjitha të drejtat dhe ia konfiskoi pronën. Ajo shkoi tek

ai, qau perpara tij, dhe iu ankua për padrejësinë dhe shkeljen e

tij. Atij nuk i erdhi as keq as turp për ç’kishte bërë. Në zemërim

tha: “Unë do të lutem kundër teje.” Ai e përqeshi

atë me tallje dhe i tha, “Atëherë duhet të lutesh në të tretën e

fundit të natës.” Arroganca dhe tirania e shtynë atë t i fliste ashtu





asaj. Ajo u largua, dhe sipas këshillës tallëse të ministrit, u lut me

durim në një të tretën e fundit të natës. Vetëm pas pak ditësh ai

u hoq me dhunë nga posti. Si shpërblim për tiraninë e tij, pronat

e tij e konfiskuan, dhe ai u kamzhikos publikisht. Pas kamzhi-

kosjes, zonja e moshuar i kaloi pranë dhe tha, Kishe të drejtë!

Më këshillove të lutem në një të tretën e fundit të natës dhe unë

po i shoh rezultatet të jenë mëse të kënaqshme.”