Terça-feira, 24/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

CAJI I GJELBER MUNDE TA LARGOJE PLOTESISHTE AROMEN E RENDE

CAJI I GJELBER MUNDE TA LARGOJE PLOTESISHTE AROMEN E RENDE

CAJI I GJELBER MUNDE TA LARGOJE PLOTESISHTE AROMEN E RENDE

Nese shqetesoheni per shkak te eres se keqe e cila del nga goja juaj, pervetesojeni shprehine e pirjes se cajit te gjelber. Ai do te largoje cdo gjurme te eres.

Jo vetem qe ne kete menyre do te mposhtni kundermimin e keqe te gojes, por edhe do te mbroni shendetin e zgavres suaj te gojes pasi mund te reduktoni rrezikun nga zhvillimi i kariesit dhe kancerit te gojes.

Keshtu te pakten pohojne hulumtuesit e Institutit izraelit per teknologji, te cilet kane studiuar cajin e gjelber. Tashme dihet qe kjo pije e shendetshme mund te ndihmoje ne mbrojtje nga semundja e Parkinsonit ose Alzheimerit, shkelqyeshem ka ndihmuar edhe ne luften kunder kilogrameve te tepert por edhe ne uljen e kolesterines.

Caji i gjelber fitohet nga bima e njejte si ai i ziu, por procesohet ne menyre te ndryshme, cka do te thote qe permban me pak kafeine dhe me shume polifenole. Pikerisht ne polifenolet qendrojne perfitimet e tij!

Caji i gjelber paraqet miniere te vertete antioksidantesh te cilet parandalojne grumbullimin e molekulave te demshme ne organizem. Keshtu dy filxhane me caj e pasurojne organizmin me sasine e njejte te antioksidanteve sikur edhe pese porcione me perime dhe dy molla.

(Visited 32 times, 1 visits today)
Top