Terça-feira, 19/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Caji Gjelbert – Efektet e dobishme



Caji Gjelbert – Efektet e dobishme

Caji i Jeshil Gjelbert
Efektet e dobishme
Kjo pije përmban substanca të çmuara, siç janë polifenoli, katehina, kuercetina, kafeina, teofilina, teobromina, vitaminat C, E, B dhe K, mineralet dhe oligoelemente, zink, kalium, magnez, të cilat kanë veti diuretike.

Është antioksidant i fuqishëm, sepse parandalon aktivitetin e radikaleve të lira të cilat shkaktojnë shfaqjen e sëmundjeve malinje, kardiovaskulare dhe të tjera. Përveç kësaj, pastron trupin nga toksinat, përshpejton metabolizmin, lehtëson dhimbjet, ngadalëson procesin e plakjes dhe zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak. Është efektiv edhe kundër inflamacioneve, rregullon punën e gjëndrës tiroide, vepron kundër depresionit, largon dhimbjet reumatike, mbron nga kariesi, rigjeneron mëlçinë.

Përmirëson kujtesën
Personat të cilët rregullisht konsumojnë çaj të gjelbër i janë të ekspozuar dukshëm rrezikut më të vogël nga shfaqja e dementies (humbja serioze e aftësive kognitive). Hulumtimet kanë treguar që kafeina e çajit stimulon koren e trurit të madh, për shkak të së cilës njeriu i lidh më shpejt mendimet, transmetonkoha.net. Me këtë rritet aftësia e kujtesës, përmirësohet koncentrimi, motivimi dhe durimi e qëndrueshmëria, ndërsa puna intelektuale bëhet më e lehtë dhe më e suksesshme. Disa përbërës të çajit të gjelbër mund të mbrojnë qelizat e trurit nga proceset e dëmshme që përcjellin sëmundjet e Alzheimerit dhe Parkinsonit.

Përshpejton metabolizmin dhe shkrin yndyrat
Flavonoidet nga çaji i gjelbër, veçanërisht katehina, parandalojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira, të cilat janë më së shumti përgjegjëse për humbjen e tonit të lëkurës. Katehina përshpejton eliminimin e lëngjeve të tepërta dhe së bashku me kafeinën stimulon lipolizën, përmirëson eliminimin e yndyrave dhe vë në lëvizje metabolizmin. Hulumtimet kanë vërtetuar që veçoritë aktive të çajit të gjelbër dukshëm ndikojnë në zvogëlimin e konsumit ditor të kalorive. Për të shfrytëzuar plotësisht veçoritë pozitive të kësaj pije të dobishme, një lugë të plotë me gjethe duhet ta hidhni në 170–200 ml ujë të vluar dhe ta lini të veprojë dy deri në katër minuta, jo më gjatë, sepse ashtu e humb efektin stimulues. E kulloni apo filtroni dhe pini nga një filxhan çaj në mëngjes derisa hani dhe pasdite (për t’u nxitur drenimi). Një filxhan çaj në ditë është dozë e mjaftueshme e çajit të gjelbër, e cila mund të nxisë drenimin e indeve dhe të eliminojë lëngjet e tepërta nga organizmi.

Mbron nga kanceri
Çaji i gjelbër parandalon zhvillimin dhe përparimin e kancerit. Katehinet, të cilat janë të pranishme në këtë pije, parandalojnë veprimin e enzimës së urokinazës, përgjegjëse për ndërrimin e qelizave të shëndetshme me ato kanceroze. Kur urokinaza bllokohet, qelizat e kancerit vdesin, sepse humbin burimin e proteinave. Shkencëtaret japonezë kanë zbuluar që çaji i gjelbër është efektiv në parandalimin e kancerit të ezofagut dhe të gjirit, parandalon shfaqjen e kancerit të stomakut, mëlçisë dhe prostatës dhe përmirëson gjendjen shëndetësore të njerëzve të sëmurë nga sëmundjet malinje. Antioksidantët të cilët i përmban mund të mbrojnë edhe ndryshimin e strukturës së ADN-së që shkaktohet nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve ultravjollcë, prandaj në kohët e fundit punohet në mënyrë intensive në formulat e kremave me përbërësit e çajit të gjelbër të cilat janë mbrojtje e mirë nga kanceri i lëkurës.





Rinon
Konsumimi i përditshëm i çajit të gjelbër ngadalëson plakjen e lëkurës dhe parandalon tharjen e saj. Tre filxhanë në ditë mund t’i ndihmojnë lëkurës të shërohet nga efektet e dëmshme të rrezeve të diellit. Për këtë arsye çaji i gjelbër gjithnjë e më shumë është një nga përbërësit kryesorë të shumë produkteve kozmetike.

Lehtëson alergjitë
Rezultatet e hulumtimeve shkencore kanë treguar që përdorimi i rregullt i çajit të gjelbër mund t’u sjellë lehtësim personave që vuajnë nga alergjia. Hulumtuesit në Japoni kanë identifikuar përbërësin e çajit të gjelbër i cili bllokon receptorin kyç të qelizave të përfshira në zhvillimin e reagimeve alergjike.

Çdo lloj i çajit të gjelbër ka veti të caktuara
Çajin e gjelbër mund ta blini gati në çdo supermarket, në qese filtër. Po ashtu disa shitore të ushqimit të shëndetshëm e shesin në formë të pluhurit (mënyra e përdorimit: dy lugëve pluhur u hidhni ujë të ngrohtë, por jo të vluar). Përveç pijes, ka edhe granula apo kapsula të çajit të gjelbër të cilat përmbajnë doza më të mëdha të polifenoleve aktive.

(Visited 1 times, 1 visits today)