Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Mos ec me një këpucë
Mos hani dhe mos pini me dorën e majtë
Faleni njëri-tjetrin para ditës së Arafatit
Gjuha e TIGRIT
- ticket title
- Centella Asiatica zbulimi me i bujshem i shkences ne kuadrin e trajtimeve alternative bimore dhe vetive te tyre antimoshe
- Misvak pastë dhëmbësh aromatike
- Lady’s mantle, që në përkthim ka kuptimin mantel i gruas
- Ushqimi perfekt për mosbalancën e hormoneve, ankthin dhe mungesën e gjumit
- Caji Jeshil – 8 Dobi Shendetesore Qe Duhet Ti Dini
By: Dr Aid Elkarnij Buzëqeshni Buzëqeshja është adresa e dashurisë, ajo është kapari i miqësisë. Një fytyrë e çelur i përngjan agimit plot nur e dritë, ajo të mbush me shpresë dhe optimizëm. Buzëqeshja dhe e qeshura përmenden në Kuran dhe në traditën profetike. Thotë Zoti në Kuran, lidhur me profetin Sulejman […]
By: Dr Aid Elkarnij Buzëqeshni Buzëqeshja është adresa e dashurisë, ajo është kapari i miqësisë. Një fytyrë e çelur i përngjan agimit plot nur e dritë, ajo të mbush me shpresë dhe optimizëm. Buzëqeshja dhe e qeshura përmenden në Kuran dhe në traditën profetike. Thotë Zoti në Kuran, lidhur me profetin Sulejman […]
Buzëqeshni

By: Dr Aid Elkarnij
Buzëqeshni
Buzëqeshja është adresa e dashurisë, ajo është kapari i miqësisë. Një fytyrë e çelur i përngjan agimit plot nur e dritë, ajo të mbush me shpresë dhe optimizëm. Buzëqeshja dhe e qeshura përmenden në Kuran dhe në traditën profetike. Thotë Zoti në Kuran, lidhur me profetin Sulejman a.s kur dëgjoi milingonën duke këshilluar motrat e saj që të ruhen nga ushtria e tij:”ai buzëqeshi nga fjalët e saj”.
Vetë profeti Muhamed a.s u buzëqeshte njerëzve, e ndonjëherë edhe qeshte aq fort saqë i dukeshin dhëmballët. Madje, Profeti a.s e konsideronte buzëqeshjen si një vepër të mirë. “Buzëqeshja jote në prani të vëllait, është sadaka.” “qoftë dhe duke e takuar vëllanë tënd me fytyrë të çelur”.
Nuk ka gjë tjetër që i pengon njerëzit të buzëqeshin kur takohen me të tjerët, veçse mendjemadhësia ose ndonjë sëmundje e zemrës. Disa e justifikojnë zymtësinë e fytyrave të tyre me hallet që u kanë rënë mbi kokë, me fatkeqësitë e shumta dhe problemet me të cilat përballen. Këtyre njerëzve, u themi:”Mos vallë jeta juaj qenka më e vështirë dhe me më shumë halle se ajo e profetit Muhamed a.s, i cili përballej me të gjithë botën krejt i vetëm? E megjithatë, buzëqeshja nuk i shqitej nga fytyra. Sipas Buhariut dhe Muslim, Profeti a.s ka buzëqeshur edhe në ditën e Uhudit.
Nuk ka asnjë arsye që kur të takohesh me vëllanë tënd, ose kur të vjen për vizitë, të mos e presësh me buzëqeshje, me fytyrë të çelur dhe ti bësh nderet e rastit. Këto janë koncepte humane dhe tregues të mëshirës, fisnikërisë dhe vlerave të njeriut. Ata njerëz që kursejnë dhe buzëqeshjen, tregojnë se janë njerëz me zemra të ngurta dhe të boshatisura nga dhembshuria, ato janë shkretëtirë e thatë dhe e zhveshur nga zemërbutësia dhe dhembshuria.
E gjithë bota i ka kushtuar rëndësi dhe vëmendje buzëqeshjes, saqë janë hapur edhe qendra që mbajnë këtë emër. Edhe në Riad është hapur qendra “Buzëqeshja” të cilën e kam vizituar dhe kam kaluar momente të bukura atje. Këtë qendër e menaxhojnë disa djem të rinj, të edukuar dhe të kulturuar, të cilët ushtrojnë frekuentuesit si të buzëqeshin, pasi kështu përhapet fryma e optimizmit dhe shpresës, kështu forcohen lidhjet e individëve që përbëjnë komunitetin, kështu përhapet dashuria dhe respekti mes njerëzve, shtohen urat e komunikimit. Arabët e shihnin fytyrën e zymtë dhe të ngrysur si një ogur të zi dhe e etiketonin si arrogancë, mendjemadhësi dhe vetëpëlqim.
Po, një fytyrë e zymtë dhe e vrenjtur, është një ogur i zi, është tregues i mjerimit, ashpërsisë dhe agresivitetit. Zoti mos të bëftë të zymtë në fytyrë dhe nëse has dikë të tillë, kërkoji Zotit mbrojtje.
E përse të mos i buzëqeshë njeriu vëllait të tij njeri. E ku ka më të bukur se buzëqeshja. Ajo i ngjan çeljes së sythave të trëndafilit, ajo është lulja e jaseminës në filizat e saj. Kur Zoti përmend kopshtet me lule, i cilëson ato “të çelur”. Ai përmend agimin teksa sjell dritën, përmend palmat shtatlarta me gjethe të gjera dhe plot me fruta, përmend diellin plot shkëlqim, yjet që ndriçojnë, hënën që bën dritë…
E përse të mos u përngjajmë këtyre pamjeve dhe panoramave të mrekullueshme, me buzëqeshjen tonë? Përse të mos e tregojmë mirësinë e Zotit mbi ne, ndërkohë që na ka falur diellin që na ngroh, hënën që në ndriçon natën, ujin që na freskon, bukën që na ngop, shëndetin e trupit dhe shumë dhunti të tjera të dukshme dhe të fshehta? Përse u dashka ta shtyjmë buzëqeshjen derisa të vijnë ceremoni të caktuara dhe të bukura, shumica iluzionare? Përse ti privojmë vëllezërit tanë, fqinjët dhe miqtë, nga fytyra e çelur, aq më shumë që nuk kërkon asnjë lloj shpenzimi material?
Dhuroju varfanjakëve në morale një buzëqeshje të ngrohtë, dhuroju njerëzve me karakter të vështirë një fjalë të butë, bëj çmos që ta fillosh ditën me një buzëqeshje gëzimi dhe kënaqësie me të cilën i përgjigjesh buzëqeshjes së mëngjesit, dritës së diellit, mrekullisë së ditës. Nëse hyn në shtëpi, përshëndete familjen, buzëqeshu, bëj shaka me ta, gëzohu dhe mos hyr brenda gjithë nerva, i zymtë, i vranët… Kështu frikëson fëmijët, shuan qeshjet, fshin buzëqeshjet ndërkohë që të gjithë të presin duke u dridhur, sikur thonë:”thuaj, vdekja nga e cila largoheni do u vijë”.
Ai që buzëqesh i përngjan lules së çelur, yllit që ndriçon, parkut të gjelbër dhe plot lule. Sakaq, i zymti i ngjan natës së gjatë dhe të errët, ai është si shkretëtira e thatë dhe përvëluese, mbi të cilën nuk mbin fije bari. Një njeri i ngrysur, zemërak, plot ankesa dhe pakënaqësi, fillon e mbjell dyshime edhe tek vetja jote, saqë fillon e thua: Mos më ndodhi gjë? Mos bëra ndonjë gabim? Mos i hyra kujt në hak?
Prandaj miqtë e mi, le të zgjedhim një titull të bukur për librin e jetës tonë, le të zgjedhim buzëqeshjen freskuese e cila zbukuron buzët dhe gjithë fytyrën.
Zoti na ruajt që mëngjesin ta nisim me fytyra të zymta dhe vetulla të ngrysura, gjë e cila do të na qederosë të gjithë ditën, na privon ta shijojmë të bukurën e jetës, na bën të humbasim shpresën, optimizmin dhe qetësinë shpirtërore.
Bëje zakon buzëqeshjen, qofsh edhe në mesin e stuhisë. Dije se sado të ngrysesh, të shfaqesh i zymtë, të mërzitesh dhe të qaravitesh, nuk do të mund ta ndryshosh atë që nuk ndryshohet. Optimistët dhe të buzëqeshurit kanë më shumë fat në jetë sesa pesimistët dhe qaramanët. Kjo, sepse ata i kanë shpëtuar urrejtjes, kompleksit të komplotit, qederosjes së jetës, stresit rrënues etj… Ata janë zemra të bardha dhe të dëlira që e mbushin jetën me buzëqeshje, shpresë dhe optimizëm.
Zoti është i bukur dhe e do të bukurën, prandaj dhe e ka zbukuruar universin në mënyrë që të lë pa fjalë. Në çdo krijesa sado të madhe dhe të vogël, përballesh me madhështinë e krijimit dhe hijeshinë e tij. Prandaj, bëhu dhe ti pjesë e kësaj stolie universale me një buzëqeshje të çiltër, me zemërgjerësi dhe optimizëm. Ashtu si ta keni shpirtin, do u jepet dhe rizku nga Zoti.
I Gjithëmëshirshmi na premton furnizim të shumtë, sukses të përhershëm dhe mirëqenie, ndërkohë që shejtani na premton fukarallëk, disfata dhe jetë të mjeruar. Bëhu pjesë e linjës së Gjithëmëshirshmit dhe jo e shejtanit të mallkuar.
Përktheu: Elmaz Fida
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
December 14, 2014 / By M.I Pastroni veshkat me këto pije
October 3, 2015 / By M.I “10 fjalë që shkatërrojnë fëmijën tënd”
March 24, 2015 / By M.I Lexoje dhe ne 60 sekonda do te te ndryshoje menyren e te menduarit…
May 8, 2015 / By M.I FJALË QË NUK I THUHEN BURRIT ASNJËHERË
December 2, 2015 / By M.I Kur fëmija i ngjan babait e kur nënës ?
February 22, 2015 / By M.I Soda , sekret i bukurisë
January 31, 2015 / By M.I Ai që thotë gjatë ditës shtatë herë
November 14, 2019 / By M.I A e njeh këtë ligj i cili do ta ndryshoj të menduarit tuaj?
October 6, 2019 / By M.I Mos ec me një këpucë
October 5, 2019 / By M.I Mos hani dhe mos pini me dorën e majtë
August 6, 2019 / By M.I Faleni njëri-tjetrin para ditës së Arafatit
August 4, 2019 / By M.I Gjuha e TIGRIT
August 1, 2019 / By M.I Sapo jemi futur në ditët e para të muajit Dhul-Hixheh.
August 1, 2019 / By M.I Sot me 1 Gusht afati i fundit
July 24, 2019 / By M.I Gjashtë këshilla mediale
December 10, 2014 / By M.I Kamomili dhe kujdesi për lëkurën e foshnjës suaj
December 10, 2014 / By M.I Kura natyrale për Aneminë: Më mirë ushqime sesa ilaçe
December 10, 2014 / By M.I Femija dhe temperatura e larte
December 11, 2014 / By M.I Tërfili i kuq i livadheve
December 12, 2014 / By M.I Dridhja e duarve – Pse ???
December 12, 2014 / By M.I Një recetë për shumë sëmundje
December 12, 2014 / By M.I Qepa – Kundër rënies së flokëve
December 12, 2014 / By M.I 13 këshilla për largimin e astmës dhe sinusit
December 13, 2014 / By M.I Lekura, syt dhe hunda te i posalinduri
December 13, 2014 / By M.I Spondiliatroza, dhe kurat për shërimin e saj