Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Butësia e saj gjendet tek emocionet e saj



Butësia e saj gjendet tek emocionet e saj
Ti përfaqëson komplet shoqërinë, ngase ti je gjysma e saj dhe ndërtuesja e gjysmës së tjetër të shoqërisë! 

Kur Allahu i Lartësuar krijoi Ademin (a.s.), ai u bë njeriu i parë dhe Allahu i Lartësuar e vendosi në Xhennet. Megjithatë, edhe pse ai ishte i vendosur në Xhennet, ka ndjerë vetmi në vete.

Përderisa Ademi (a.s.) ka qenë në gjumë, Allahu i Lartësuar krijoi prej brinjës së tij Havën. Çka mendoni ku është rezultati i gjithë kësaj? Pse Hava u krijua nga Ademi (a.s.) përderisa ai ishte në gjumë? Pse Allahu nuk e krijoi Havën,përderisa ai, pra Ademi (a.s.), nuk ishte në gjumë? A e dini ju përgjigjen? Thuhet se kur mashkulli ndjenë dhimbje, në të njejtën kohë ndjenë edhe mërzi (dembelizëm), për dallim prej gruas e cila kur ndjenë dhimbje, emocionet e saj zgjohen dhe dashuria rritet.

Nëse Hava do të krijohej prej Ademit (a.s.) përderisa ai ishte jo në gjumë, ai do të ndjente dhimbje, duke ndjerë daljen e Havës në jetë. Megjithatë, ajo u krijua përderisa ai ishte në gjumë që të mos ndiejë dhimbje Ademi (a.s.).

Kur gruaja lind, ajo nuk është në gjumë, në sytë e saj sheh vdekje, por dashuria dhe emocionet e saj gjatë lindjes së bashku me fëmijën që e nxjerr në këtë botë e largojnë atë dhimbje. Çka do të thotë se ajo për fëmijën e saj sakrifikon edhe jetën e vet. Të kthehemi tek Ademi (a.s.) dhe te Hava. Hava u krijua prej brinjës jo të drejtë të Ademit (a.s.). Ajo brinjë gjendet afër zemrës. A e dini qëllimin pse?





Për shkak se Allahu i Lartësuar e ka krijuar Havën që të ruajë zemrën prej sulmeve të ndryshme. Ky rrol i Havës të ruajë zemrën prej veprave të cilat e prishin, është arsye që ndërmjet Havës dhe zemrës të ketë një marrëdhënie të ngushtë. Ademi (a.s.) është krijuar prej dheut, pluhurit, ujit, përderisa ai gjallëron dhe punon në tokë. Ai është bujk, mjeshtër i ndërtimtarisë, mjeshtër i këpuceve, zdrukthar, etj. Megjithate, gruaja ka marrëdhënie emocionale edhe me zemrën. Si rezultat i kësaj, ajo është nënë e butë, motër e mëshirshme, vajzë e ndjeshme, grua e ndershme etj. Prapë, të mos kujtohet se kemi dalur prej teme, të kthehemi te Ademi (a.s.), Hava dhe brinja prej së cilës ajo është krijuar.
Medicina bashkëkohore ka zbuluar se nëse nuk ekzistonte ajo brinjë në trupin e njeriut, edhe grushti më i vogël që i bëhet në zemër njeriut, atë e shtyn që të ketë gjakderdhje të pandalshme. Allahu i Lartësuar përmes kësaj brinje ruan dhe mbron zemrën e njeriut nga gjakderdhja mu për arsye se kjo brinjë është jo e drejtë.

Me këtë Hava mundet të përballet me realitetin se ajo është e krijuar prej brinjës jo të drejtë, ndërsa Ademi (a.s.) nuk guxon që ta drejtojë atë brinjë, përderisa ajo, siç ka thënë Resulullahi (s.a.v.s.):

“Nëse mundohesh ta drejtosh, do ta thyesh!”.

Ajo është e krijuar e tillë, ashtu e dashur, ndërsa ti ke nevojë për të. Butësia e saj gjendet tek emocionet e saj dhe mos gabo të luash me ndjenjat e saj!
E ti Havë, mos u ndje keq pse ke mungesë të diturisë, ajo mungesë gjendet e plotësuar tek emocionet e tua të cilat janë të nevojshme për krejt njerëzimin! Mos gabo të harrosh se ti je e vleshme dhe me dinjitet! Ti përfaqëson komplet shoqërinë, ngase ti je gjysma e saj dhe ndërtuesja e gjysmës së tjetër të shoqërisë!