Domingo, 20/10/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burri që kërkoi ndihmë

Burri që kërkoi ndihmë

Burri që kërkoi ndihmë
Ai po mendontë për të kaluarën e tij plot vështirësi.I kujtoheshin ato ditët e hidhura që kishte kaluar,ditët gjatë të cilave ai nuk mund të siguronte as bukën e gruas dhe të fëmijëve të tij të pafajshëm.Po mendonte me vete sesi ishte e mundur që një fjali, vetëm një fjali e vetme,e cila u tha tri herë në veshin e tij,i dha fuqi shpirtit të tij duke i ndryshuar rrjedhën e jetës,duke e shpëtuar atë dhe familjen e tij nga varfëria dhe mjërimi ku kishin rënë.
Ai ishte njëri prej shokëvë të Profetit.Skamja dhe mjerimi e kishin zaptuar atë. Një ditë, kur ai e ndjeu se i kishte mbërritur thika deri në palcë, duke u këshilluar me të shoqen dhe me propozimin e saj, vendosi që t’ia tregonte gjendjen e tij Profetit dhe t’i kërkonte ndihmë financiare.
U nis drejt tij me këtë qëllim,por përpara se t’ia thoshte atij hallin që kishte,nga goja e Profetit dëgjoi këtë fjali: “Ne do ti japim ndihmë kujtdo që kërkon ndihmë prej nesh,por nëse dikush nuk ka nevojë për diçka dhe nuk ia shtrin dorën një krijese tjetër,Zoti e bën atë që të mos ketë nevojë për gjë.”
Atë ditë ai nuk tha gjë dhe u kthye në shtëpi.Sërish u përball me përbindëshin e varfërisë që kishtë lëshuar hije në shtëpinë e tij.I pashpresë, edhe ditën e dytë u nis me po atë qëllim drejt Profetit,por edhe atë ditë ai dëgjoi të njëjtën fjali. “Ne do ti japim ndihmë kujtdo që kërkon ndihmë prej nesh,por nëse dikush nuk ka nevojë për diçka dhe nuk ia shtrin dorën një krijese tjetër,Zoti e bën atë që të mos ketë nevojë për gjë.”
Edhe kësaj radhe,pa e shprehur hallin që kishte u kthye sërish në shtëpinë e tij.Por duke e parë veten të zënë ngushtë në kthetrat e varfërisë,skamjes dhe mjerimit, u nis për herë të tretë drejt Profetit.Përsëri buzët e Profetit me atë melodi,e cila i fal zemrës fuqi dhe shpirtit besim përsëritën të njëjtën fjali.
Kësaj radhe burri,ndjeu besim më të madh në zemrën e vet.Ndjeu se çelësi i zgjidhjes së hallit të vet gjendej në këtë fjali.Kur doli jashtë,i hodhi hapat me më siguri.Tanimë mendonte me vete se kurrë nuk do të shkonte t’u kërkontë ndihmë njërëzve të tjerë; Mbështetem te Zoti mendoi ai,- dhe do të shfrytëzoj të gjitha fuqitë dhe aftësitë që janë të fshehura brenda meje dhe i kërkoj Zotit që të më mbështesë në punën që dua tëkryej e të më bëjë që të mos kem nevojë për asgjë.
Mendonte më vete se ç’punë mund të bënte?Shumë shpejt i erdhi në mendje se ai mund të shkontë në shkretëtirë dhe të mblidhte shkurre e të vinte t’i shiste. ,mori një trastë dhe u nis drejt e në shkretëtirë,mblodhi shkurret,erdhi dhe i shiti.Këtu ai ndjeu dhe lehtësimin e tij.Të nesërmen ai bëri të njëjtën gjë,e kështu e vazhdoi dhe ditëve të tjera këtë punë,ca nga ca filloi të blinte gjëra të reja,kafshë,e shumë sende të tjera të nevojshme.E vazhdoi sërish punën e tij derisa fitoi pasuri të madhe e mori shërbëtorë.
Një ditë,i afrohet Profeti dhe i thotë ëmbëlsisht: “A nuk të thashë që: Ne do ti japim ndihmë kujtdo që kërkon ndihmë prej nesh,por nëse dikush nuk ka nevojë për diçka dhe nuk ia shtrin dorën një krijese tjetër,Zoti e bën atë që të mos ketë nevojë për gjë?”

(Visited 153 times, 1 visits today)
Top