Quarta-feira’, 21/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Burrë shembullor

Burrë shembullor

Burrë shembullor

Ky burrë i ngjanë Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-, i cili ka qenë i butë me gratë e tija dhe ka thënë:

استوصوا بالنساء خيرا فإنهن خلقن من ضلع وإن أعوج شيء في الضلع أعلاه فاستوصوا بالنساء خيرا

“Ju porosis që të silleni me gratë mirë. Sepse gruaja është krijuar nga briri, kurse pjesa me shtrembët në bri është maja: nëse dëshiron ta drejtosh, mundet ta thyesh, e nëse e le të tillë, mbetet e shtrembër. Ju porosis të kujdeseni ndaj grave”.

E mëshironte dobësinë e tyre, i nderonte, sepse në nderimin e tyre fshehët edhe nderimi i vetvetes, duronte dëmet që i përjetonte nga shkaku i tyre, sepse siç ka thënë:

إن كره منها خلقا رضي منها آخر– رواه مسلم

“Nëse ia urren një sjellje, të pëlqen tjetra”. (Muslimi). U jep përparësi etj.

Pejgamberi -salAllahu alejhi ue selem-, thotë:

أكمل المؤمنين إيمانا أحسنهم خلقا وخياركم خياركم لنسائهم  – رواه الترمذي

“Besimtarët me besim më të plotë, janë ata që kanë moral më të mirë. Kurse më të zgjedhurit e juaj janë ata që më së miri sillen me gratë e tyre”. (hadithi është sahih, transmeton Tirmidhiu).

Ky lloj i burrave e di se dynjaja është kënaqësi, kurse kënaqësia më e mirë është gruaja e mirë, andaj i ndihmon në ibadet. Para se të martohet kërkon të martohet me grua besimtare të vërtetë, e nëse martohet me grua të tillë, sillet me te ashtu siç meriton. Mirëpo kjo nuk e ndalon nga këshillimi dhe udhëzimi, nga urdhërimi dhe ndalimi, nga mësimi dhe edukimi. I ngjanë në tërë këtë sjelljes së Pejgamberit -salAllahu alejhi ue selem-. Është pronar i epërsisë, të cilën e ka fituar me seriozitet duke u mbështetur në sheriat. Është njeri me xhelozi të lavdëruar, e cila e largon sprovën nga shtëpia e vet duke mos e lënë pas dore këtë punë dhe duke mos pasur mendim të keq për askënd.

(Visited 76 times, 1 visits today)
Top