Terça-feira, 19/11/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Braktisja e kënaqësive (epsheve ditore) gjatë agjërimit ka këto dobi

Braktisja e kënaqësive (epsheve ditore) gjatë agjërimit ka këto dobi

Braktisja e këtyre kënaqësive gjatë agjërimit ka disa dobi, si:

1. Zbutja e nefsit; meqë ngopja, pirja, marrëdhëniet intime me gratë e kështu me radhë, e shtyjnë nefsin drejt kryelartësisë, mburrjes dhe përhumbjes.

2. Lirimin e zemrës për meditim dhe dhikr; meqë dhënia pas kënaqësive e ashpërson dhe e verbon zemrën, dhe ndërhynë midis njeriut dhe dhikrit e meditimit duke e çuar kështu drejt përhumbjes (gafle). Çlirimi (zbrazja) i brendësisë nga ushqimi dhe pija ndriçon zemrën, e zbut atë; largon ashpërsinë prej saj dhe i hapet udha dhikr-it dhe meditimit.

3. I pasuri vlerëson begatinë që i ka dhuruar Allahu, prej së cilës ka privuar shumë të varfër, të cilët nuk kanë më shumë se sa duhet nga ushqimi, pija apo martesa.

4. Agjërimi i ngushton rrugët e qarkullimit të gjakut, nëpër të cilat lëviz shejtani brenda birit të Ademit; dhe për rrjedhojë fashiten vesveset e shejtanit dhe thyhet/zbutet epshi dhe zemërimi.

(Visited 52 times, 1 visits today)
Top