Sexta-feira, 14/8/2020 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bota e Engjujve/Melekeve

Bota e Engjujve/Melekeve
Nje shikim mbi natyren e melekëve (engjujve)

Meleket jan krijuar qe ta rrespektojn Zotin,ata nuk kan mundesi te kundershtojne ”…nuk kundershtojne Allahun per asgje qe ai urdheron dhe punojnë ate qe jan te urdheruar”.(Et-tahrim:6)
Natyra e melekeve apo engjujve eshte e tillë qe ata gjithnje I nenshtrohen urdherave te Allahut dhe kjo nuk u shpenzon kurfar kundi ,sepse ata nuk kan kurrfar pasioni.

Pozita e melekeve(engjujve)
– Veqoria e me bukur me te cilen pershkruhen meleket eshte se ata jan rober te Allahut ,rober te fisnikeruar. Me pare kemi permendur se pretendimi I politeisteve kinse meleket jan “bijat e zotit” eshte pretendim I kote ,nuk ka kurfar korrektesie dhe Allahu I pergenjeshtroi ata qe supozuan nje gje te tillë dhe ne te njejten kohe sqaroi realitetin dhe poziten e melekeve(engjujve)ne shumë kuranore:
21:26. E ata thanë: “I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!” Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!
21:27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
21:28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
21:29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.

Cilesit fizionomike dhe ajo qe ka te bej me to

Materja nga e cila u krijuan dhe koha e krijimit te tyre

Meleket u krijuan nga drita ,kete e deshmon edhe hadithi(thenja)e profetit
Muhamed a.s te cilin e transmeton Ajshja(gruaja e tij) nga babai I saj ,se ka thene se :”Meleket u krijuan nga drita ,xhinet u krijuan nga flaka e zjarrit ,kurse Ademi (Adami) u krijua nga ajo qe u eshte pershkruar (dheu).”nje thenje tjeter thotë: “Meleket u krijuan nga drita e fuqis,ndersa iblisi (djalli/shejtani)nga zjarri I fuqis”
Shikimi I melekeve(engjujve)
Pasi qe meleket jan trupa te krijuar nga drita e fort ,njeriu nuk ka mundesi ti shof ata ,posaqerisht kur dihet se Allahu nuk I dha mundesi shikimit tone qe ti shoh ata. Asnje njeri ne botë nuk I ka pa meleket(engjujt) ne formen e tyre te vertet perveq Muhamedit a.s, I cili e pa Xhibrilin (gabrielin) dy herëne formen e tij te vertetë.Ndersa ne baze te disa argumenteve tjera thuhet se njerzit mund ti shohin meleket.kur ata personifikohen ne pamje te njeriut.

Madhesia e krijimit te tyre

Allahu I madherishem per meleket te cilet jan kujdestar te Xhehnemit ka thene ne kuran:
66:6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
Madhesia e krijimit te Xhibrilit
Imam ahmedi nje sahabi (shok I Muhamedit) transmeton se profeti Muhamed a.s e ka pare Xhibrilin(Gabrielin) ne formen e tij,e ai kishte gjashtëqind flatra,qdonjera prej tyre kishte mbuluar horizontin…nje transmetim tjeter nga Ebu Dawudi se Muhamedi a.s ka thenë “Me eshet lejuar mu ate flas per nje nga meleket e Allahut bartes te Arshit,ai eshte aq u madh saqe largesia mes veshit dhe supeve te tij eshte sa udhetimi 700 vjetë..

Krahet e melekeve(engjujve)

Meleket kan krah ,sikurse na lajmron Allahu ne kuran: 35:1. Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send. Bukuria e melekeve(engjujve)
Bukuria e melekeve(engjujve) eshte aq e bukur saqe nuk mund te pershkruhetr,edhe nder njerez traditë qe kur bejne krahasim per ndonje qeshtje te bukur thonë:ky eshte I bukur si melekë(engjull) pra e pergjasojnë bukurin e njeriut me bukurin e (engjujve) .Allahu ne kuran lidhur me Xhibrilin thotë: 53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
Ibn Abazi e komenton kete ajet kuranorë,tha: “…që u përqëndrua në formën e vet” d.m.th. me pamje te bukur”,kurse katadaja thotë:”Me trup te gjatë e te bukur”..

Ata nuk I takojn asnjerës gjini
Ajo qe I ben njerzit devijojn ne momentet kur flasin per boten metafizikie eshte fakti se ata orvaten kete bote te panjohur ti a nenshtrojne kritereve te tyre njerzore.Prandaj e sheh se si njeri prej tyre ne nje shkrim te tij habitet se si ishte e mundshme qe Xhibrili tja sjellte pergjijgen te derguarit Muhamedit a.s menjeher pas pyetjeve te cilat u parashtroheshin,kur eshte e ditur se per te arritur drita prej largesive te qiellit deri te ne ka nevoj per miliona vite dritë?!Ky I gjor nuk ka kuptuar se shembulli I tij eshte I ngjajshem me shembullin e mushkonjes e cila perpiqet qe shpejtesin e saj ta krahasoj me shpejtesin e aeroplanit duke iu referuar kritereve te njohuraper atë.E njejta gje vlen edhe per kete njeri ,sikurse te mendonte me thell do te kuptonte se bota e melekeve posedon kritere te cilat plotesisht dallojn prej kritereve te njohura te njeriut.

Ne kete aspect devijuan edhe politeistet arab te cilet supozuan se meleket jan femra ,kjo thenje e zbrazet e tyre pastaj eshte perzier me nje legjend me te madhe e cila ishte reale per ta:supozuan se ata melek femra jan bjat e Zotit.Kurani ne menyre prcoze shpjegon keto problematikadhe dihet fort mire se habia me e madhe qendron ne ate se si ata vet I urrenin femrat aq shume sa qe kur ndonjeri prej tyre lajmrohej se I ehste lindur vajz I nxihej fytyra dhe ndihej I mposhtur dhe I turperuar,e shumica prej tyre per ta larguar kete turp nga vetja e merrte foshnjen femer dhe e varroste ,e pastaj lavderohej dhe qmohej veprimi I tij nga te tjeret.Lexo ajete vijuese se si rrefejn ato legjenda dhe si diskutojn me besimataret e tyre:
37:149.E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): “A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?”
37:150.Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
37:151.Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
37:152.”All-llahu ka lindë!” S’ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
37:153.A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
37:154.Po ç’keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
37:155.A nuk jeni duke menduar?
37:156.A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?
Keto thenjet e tyre te pa baza,do te merren si argument kunder tyre dhe do japin llogari per to,sespe nga gabimet me te medha llogaritet thenja kunder Zotit dhe ti mveshesh Atij ate qe nuk I perket dhe per te nuk ka nevoj: 43:19.Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.Meleket as nuk hajnë e as nuk pinë
Meleket nuk kan nevoj per ushqim dhe pije sikurse njerzit.Ne kuran ilustrohet mjaft mire se si meleket I erdhen Ibrahimit(Abrahamit)ne formen e njeriut ,e ai u ofroi ushqim ,por ata refuazuan ,keshtu qe ai u frikesua,e apsi qe ata treguan se kush jan ,atij I kaloi frika dhe habia:
51:24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
51:25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: “Të përshendesim me paqë!” Ai tha: “Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!” (E me vete tha): “Njerëz të panjohur!”
51:26.Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
51:27. Atë ua afroi atyre e tha: “Përse nuk po hani?”
51:28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: “Mos ki frikë!” Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
11:70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: “Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit”.
41:38. Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit. 42:5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
Vdekja e melekeve(engjujve)
Meleket vdesin ashtu sikurse vdesin njerzit dhe Xhinet .ne lidhje me kete thuhet ne Kuran : 39:68.Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).Pra ne fryerjen e parë te gjithe do te vdesin me perjashtim te atij qe do Allahu ,kurse kur ti fryhet Surit te dytë ,nuk do ngelet asnje gjalles perveq Allahut te Madherishem ,e ateher Ai thotë: “I kujt është sundimi sot” te cilen shprehje e perserit tri herë ,pasi qe nuk ka kush te pergjigjet ,Ai pergjigjet vetë “I të vetmit Zot Mposhtesit” edhe ky ajet kuranor deshmon se ata vdesin “…Cdo send zhduket e Ai (Allahu) jo…”(el Kasas :88)
(Visited 133 times, 1 visits today)
Top