Quinta-feira, 19/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Boshti i shëndetit

Boshti i shëndetit

Boshti i shëndetit është (1) ruajtja e fuqive, (2) ruajtja nga çdo gjë e dëmshme dhe (3) eliminimi i të gjitha lëndëve të prishura.

Në këto tre baza sillet edhe vështrimi i doktorit dhe ato i ka përfshirë Libri i Ndershëm, Shpallësi i të cilit e ka zbritur atë shërim e mëshirë, ka udhëzuar për tek ato.

Ruajtja e fuqive: A nuk e ka urdhëruar Allahu i Madhëruar udhëtarin dhe të sëmurin që ata ta çelin agjërimin në Ramazan, dhe më pas, kur udhëtari të kthehet në vendin e tij ndërsa i sëmuri kur të shërohet, duhet t’i kompensojnë ato ditë që kanë lënë, dhe kjo për shkak se atyre iu kthye fuqia e tyre? Agjërimi ia shton dobësinë të sëmurit dhe po kështu edhe udhëtari ka nevojë për fuqi që të përballojë lodhjen e udhëtimit, ndërsa agjërimi ia dobëson atij fuqitë.

Ruajtja nga çdo gjë e dëmshme: A nuk e ka ruajtur Allahu i Madhëruar të sëmurin nga të përdorurit e ujit të ftohtë kur merr avdes dhe kur lan të gjithë trupin, nëse kjo gjë e dëmton atë, duke e urdhëruar atë që të kalojë tek marrja tejemum? Dhe kjo, vetëm me qëllim që ai të ruhet nga shfaqja e ndonjë gjëje të dëmshme në trupin e tij, në atë sipërfaqësoren, e si do të ishte puna me dëmtuesit e brendshëm të tij?!

Eliminimi i të gjitha lëndëve të prishura: A nuk ia ka lejuar Allahu i Madhëruar pelegrinit i cili ka sëmundje në kokën e tij, që ta rruajë atë para kohës së përcaktuar, me qëllim që ai të heqë nga koka e tij lëndët dëmtuese të tij? Dhe kjo është prej gjërave më të lehta e më të vogla, por me këtë tërhiqet vërejtja për gjërat më të nevojshme e më të mëdha se kjo.

(Visited 19 times, 1 visits today)
Top