Quarta-feira’, 29/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Boronice e kuqe

Boronice e kuqe

boronice e kuqe

Vaccinium vitis_idaea (boronica e kuqe)

Ekstrakti i nxjerrë nga frutat e boronicës së kuqe mund të ulë rrezikun e vdekjes së qelizave të trurit pas goditjeve në tru. Studimet amerikane kanë realizuar disa hulumtime në kafshë eksperimentale, duke nxitur goditjet në tru dhe duke analizuar pasojat. Rezultatet kanë treguar se ekstrakti nga boronica e kuqe ka pasur një efekt të theksuar mbrojtës nga vdekja e qelizave trunore. Vdekja e qelizave të ekspozuara ndaj ekstraktit të boronicës së kuqe ka qenë dyfish më e ulët krahasuar me vdekjen e qelizave të cilat nuk kanë qenë të ekspozuara në këtë ekstrat. Autorët thonë se boronica e kuqe mund të ndihmojë në rikuperimin pas goditjes në tru, veçanërisht në fazën e hershme, në të cilën shfaqen më së shumti dëmtimet. Edhe studime të tjera kanë treguar se boronica e kuqe luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të sistemit kardiovaskular, pasi ndikon në rritjen e nivelit të kolesterolit të mirë si dhe të antioksiduesve në gjak.përmirëson elasticitetin a arterieve dhe nuk lejon krijimin e pllakave arteriale; është demonstruar efektive në përmirësimin e shikimit natën dhe, në përgjithësi, në përmirësimin e shëndetit të syve. Studime të fundit tregojnë se një nga tipet e boronicës përmirëson aftësitë motore të organizmit dhe funksionet mendore.
Boronica e kuqe është shumë e sukseshme në parandalimin e infekcioneve urinore, si dhe bën përmirësimin e funksionalitetit imunologjik të sistemit urinor dhe të të gjithë organizmit. Ky frut poashtu përmban dhe antioksidante ti cilat pozitivisht ndikojnë në funkcionalitetin e sistemit imunologjik. Poashtu e zvogëlon rezikun nga karcinomi, sic janë kanceri në gji dhe në zorën e dymbedjtëgishtore; e parandalon përhapjen e qelizave të kancerit në organizëm – trup. Primed 9 Boronica është shumë e cmuar dhe preferohet të konsumohet tek njerëzit që janë të ekspozuar nga stresi, parandalimi është më i spikatur te
sëmundjet kardiovaskulare (zemër dhe enë gjaku).
Boronica e kuqe është antibiotik natyral i cili i asgjason bakteriet dhe parazitët në trup. Bioflavonoidët kanë veprim të vecantë antibakterik, po ashtu dhe bimët shëruese në kombinim me boronicën e kuqe mund të parandalojnë infekcionin në traktin urinor. (bakteria Escheria Colli), vepron dhe i asgjëson bakterijet (Helicobacter pylori), i cili është shkaktar i krijimit të ulqerës në lukth, e zvogëlon rezikun nga paraqitja e sëmundjeve dhëmbëve ose mishit të dhëmbit respektivisht qiellzës së gojës.