Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Biotini është një vitaminë që tretet në ujë. Poashtu është i njohur si vitaminë-B (Vitaminë B7), vitaminë H, apo koenzim R, i cili në mënyrë natyrale gjendet në trupin tonë. Formohet natyrisht në zorrë dhe mund të gjendet në ushqime të ndryshme. Mungesa e biotinit mund të trajtohet me ushqim të përshtatshëm apo me suplemente. […]
Biotini është një vitaminë që tretet në ujë. Poashtu është i njohur si vitaminë-B (Vitaminë B7), vitaminë H, apo koenzim R, i cili në mënyrë natyrale gjendet në trupin tonë. Formohet natyrisht në zorrë dhe mund të gjendet në ushqime të ndryshme. Mungesa e biotinit mund të trajtohet me ushqim të përshtatshëm apo me suplemente. […]
Biotini – rëndësia dhe dobitë për shëndetin tonë

Biotini është një vitaminë që tretet në ujë. Poashtu është i njohur si vitaminë-B (Vitaminë B7), vitaminë H, apo koenzim R, i cili në mënyrë natyrale gjendet në trupin tonë. Formohet natyrisht në zorrë dhe mund të gjendet në ushqime të ndryshme. Mungesa e biotinit mund të trajtohet me ushqim të përshtatshëm apo me suplemente.
Cili është funksioni i biotinit?
? Prodhimi i energjisë
Vitamini është shumë i rëndësishëm për flokë, shëndet të thonjve si dhe për lëkurë. Biotini ndihmon në rritje të shëndetshme dhe zhvillim, si dhe ndihmon në shërimin e shumë problemeve në trup. Gjithashtu ndihmon në shndërrimin e karbohidrateve dhe yndyrave në energji, si dhe është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve. Për këtë arsye, ngërçet dhe dhimbjet e muskujve si rezultat i mosarritjes së trupit për ta përdorur sheqerin si burim të energjisë, mund të jetë simptomë e mungesës së biotinit.
? Prodhimi/sinteza e yndyrës (Acidet yndyrore)
Shumica e simptomave të mungesës së biotinit përfshijnë probleme me lëkurë. Prodhimi i yndyrës është i rëndësishëm veçanërisht për qelizat e lëkurës ngase ato vdesin dhe duhet të zëvendësohen me shpejtësi, dhe gjithashtu ato janë në kontakt me mjedisin e jashtëm dhe duhet të luajnë rolin e pengesës së përzgjedhur. Në raste kur qelizat nuk prodhohen në sasi të duhura, qelizat e lëkurës janë të parat që zhvillojnë probleme. Të miturit në mungesë të biotinit zhvillojnë dermatit, copëza të verdha të skuqura rreth kokës, vetullave dhe lëkurës prapa veshëve. Tek të rriturit quhet seborrheic dermatitis, që mund të zhvillohet në pjesë të ndryshme të trupit.
? Mbështetës në aktivitetin e sistemit nervor
Për arsye se glukoza dhe yndyra përdoren për energji brenda sistemit nervor, biotini poashtu funksionon si vitaminë ndihmës në këtë zonë. Numër i madh i simptomave të nervave është i lidhur me mungesën e biotinit. Këto simptoma përfshijnë dridhje, mungesë e koordinimit të muskujve (ataxia), dhe zvogëlim të forcës muskulore (hypotonia).
Cilat janë simptomat e mungesës së biotinit?
Rënia e flokëve: përveç rënies së flokëve, flokët bëhen më të holluara dhe kanë degëzime.
Thonjtë: shtresimet dhe pamundësia e rritjes së thonjve.
Sistemi nervor dhe muskulor: mungesë e koordinimit të muskujve, plogështi dhe dridhje.
Lëkura: skuqjet e vazhdueshme në lëkurë, dhe humbja e shkëlqimit natyral të lëkurës.
Të tjera: skuqje rreth syve, apati (mungesë e energjisë), shenjat e para të depresionit, ndjesi shpimi gjilpërash në nyje, etj.
A ka ndonjë bashkëveprim me ushqime tjera?
E bardha e vezë e papjekur përmban një substancë (avidin) e cila bashkohet me biotinin dhe pamundëson absorbimin. Ngrënia e 2 apo më tepër e bardhës së vezë e papërgatitur për një kohë shkakton mungesë të biotinit.
Çfarë doze duhet konsumuar?
Të rriturit mbi moshën 19 vjeçare duhet konsumuar 30-35 mikrogram biotin në ditë për ta mbajtur shëndetin në nivelin e duhur.
Sasia e rekomanduar sipas moshës:
Kategoria Sasia adekuate e biotinit
0-6 muaj 5 microgram/ditë
7-12 muaj 6 mcg/ditë
1-3 vjeç 8 mcg/ditë
4-8 vjeç 12 mcg/ditë
9-13 vjeç 20 mcg/ditë
14-18 vjeç 25 mcg/ditë
19 vjeç dhe sipër 30 mcg/ditë
Shtatzënat 30 mcg/ditë
Gjatë gjidhënies 35 mcg/ditë
Ushqimet më të pasura me biotin:
Ushqimet e detit
Ushqimet e ndryshme të detit si tuna, salmoni dhe sardelet janë burim i shkëlqyeshëm i biotinës.
Mishi
Mish i kuq, salmoni, shojzat, mëlçia, gjeldeti, dhe mishi i lopës përmbajnë biotin dhe mund të ndihmojnë për shmangien e pamjaftueshmërisë së tij.
Vezët
E verdha e vezës, gjendet lehtësisht nëpër të gjitha shtëpitë dhe pëlqehet nga shumica. Ndihmon poashtu në mirëmbajtjen e shëndetshme të flokëve dhe thonjve.
Produktet e qumështit
Produktet si qumështi, gjiza, djathërat e ndryshëm janë burim i biotinit. Qumështi i lopës si dhe i dhisë përmban biotin.
Soja
Soja përmban sasi të konsiderueshme të biotinit, kurse qumështi i saj nuk përmban këtë përbërës.
Perimet
Perimet si sallata zvicerane (swiss chard), sallata e gjelbër, trangujt, lakra, spinaqi, gjenden lehtësisht në treg dhe përmbajnë biotin.
Pemët
Pemët që përmbajnë biotin janë bananet, avokado, luleshtrydhet, mjedrat, etj. Avokado është më e pasura dhe ndihmon për një lëkurë të shëndetshme.
Arrat
Kikirikët, bajamet, lajthitë, arrat përmbajnë biotin. Këto gjithashtu përmbajnë sasi të
konsiderueshme të omega-3 acide të yndyrshme të cilat ndihmojnë në mirëmbajtjen e shëndetshme të lëkurës, thonjve dhe flokëve.
Manaferrat
Manaferrat, dredhëzat, boronica, lëngu i kokosit përmbajnë biotin dhe rrisin nivelin e energjisë.
Këto përmbajnë sasi të lartë të vitaminës C dhe janë antioksidantë të fuqishëm.
Pijet
Pijet si çaji i zi, kafja kanë një sasi të vogël të biotinit. Ndonëse mund të përmbushin nevojat ditore, duhet të merren në sasi të vogla për shkak të përmbajtjes së kafeinës.
Farat e lulediellit
Farat e lulediellit janë një ndër burimet më të pasura të biotinës. Ato poashtu përmbajnë hekur, kalium, kalcium, magnez, vitaminë E, dhe vitaminë B.
Këshilla të rëndësishme:
Në raste të mungesës së biotinit, preferohen suplemente që përmbajnë dozën, psh., 3000 mcg.
Biotini ndihmon në metabolizmin e ushqimit që hani dhe vëreni ndryshim në thonj, flokë, dhe lëkurë. Pra, nëse nuk hani ushqim para përdorimit, gjasat janë që nuk do të keni rezultate të kënaqshme sepse trupi juaj nuk do të ketë çfarë të tretë.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
March 30, 2018 / By M.I Receta me gjethe ulliri që shëron disa sëmundje
March 30, 2018 / By M.I C’fare e shakton depresionin?
March 30, 2018 / By M.I C’fare jane simptomat e depresionit?
March 30, 2018 / By M.I Çka është skicofrenia (Schizophrenia)?
March 30, 2018 / By M.I Ushqimi djegës rrit testosteronin tek meshkujt
March 30, 2018 / By M.I 8 Gabimet para gjumit që bëjnë çdo natë dhe po na shëndoshin
March 30, 2018 / By M.I 10 Vepra që duhet ti bësh në ditën e Premte
March 30, 2018 / By M.I Fëmija mëson atë që jeton
March 30, 2018 / By M.I Lundrimi drejt lumturisë – Shkëputur nga libri: “Jeto i lumtur