Segunda-feira, 20/5/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bimët mjekësore, frutat e perimet që shërojnë të gjitha sëmundjet



Bimët mjekësore, frutat e perimet që shërojnë të gjitha sëmundjet

Bimët mjekësore, frutat e perimet që shërojnë të gjitha sëmundjet

Sa herë që mjekësia moderne zbulon një të re, po aq herë i kthen sytë prapa, në kohë dhe në metodë. E thënë me pak fjalë në një traditë që lidhet me metoda të vjetra për shërimin e sëmundjeve, por që janë po aq të rëndësishme sa zbulimet e fundit në shkencën mjekësore.

Edhe kjo është një lloj mjekësie, gati paralele, madje ndonjëherë duket sikur konkurron edhe mjekësinë moderne që çuditërisht bota nuk e ka braktisur. A nuk iu ka ndodhur që të keni një të sëmurë në shtëpi dhe doktori nuk i bën derman dhe për një çast i ktheheni mjekësisë popullore. Ja për shembull: Murrizi shëron zemrën, manaferra shëron shikimin, hithra që djeg nëse zihet kuron rënien e flokëve, rigoni në ushqim dhe në lëngje ndihmon në zhdukjen e gurëve në tëmth, sherebela largon astmën dhe temperaturën e lartë, spinaqi kuron reumatizmën.

Lulet e pjeshkës zhdukin bajamet nëse zihen dhe pihet si lëng. Dafina dhe çikorja parandalojnë pankreasit. Këto dhe shumë bimë të tjera mjekësore, por edhe fruta dhe perime që shërojnë sëmundjet në trupin e njeriut, vijnë sot në një suplement të rrallë. Për të cilët as vetë mjekët nuk heqin dorë dhe në shumë raste i rekomandojnë. Fundja një ilaç që marrim në farmaci a nuk është një bimë e përpunuar? Gazeta “Tirana Observer” boton gjithçka për përdorimin e duhur të tyre dhe këshilla speciale. E bashkë me to edhe 18 vetitë e frutave dhe perimeve. Gjithashtu brenda faqeve të suplementit do të mund të gjeni bimën apo frutin përkatës, për të gjithë personat që kanë të paktën një shqetësim shëndetësor, mendor apo fizik. Mbi të gjitha suplementi i sotëm përmbledh të gjitha bimët që i duhen atyre që kanë probleme me sëmundje të ndryshme të gjakut, veçanërisht aneminë. Veç kësaj do të mund të lexoni edhe vetitë kryesore që kanë për Mjekësinë Popullore, kafeja, kakaoja dhe çokollata, si dhe bimë të veçanta që vitet e fundit kanë filluar të hyjnë edhe në tregun shqiptar. Si përgatiten ato, masat e duhura, kohëzgjatja e përdorimit, vetitë kryesore, si dhe këshillat përkatëse.





1-ZEMRA / MURRIZI
2-MIGRENA / BAR-BLETA
3-GURËT NË TËMTH / RIGONI
4-RËNIA E FLOKËVE / HITHRA
5-HIPERTENSIONI / LIMONI
6-REUMATIZMA / SPINAQI
7-MYKU / VAJI ETERIK
8-SHIKIM I DOBËT / MANAFERRA /zhurnal/

(Visited 34 times, 1 visits today)




Top