Quarta-feira’, 11/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

BIMA E RELAKSIT DHE E QETËSISË SHPIRTËRORE!

BIMA E RELAKSIT DHE E QETËSISË SHPIRTËRORE!

BIMA E RELAKSIT DHE E QETËSISË SHPIRTËRORE!

LAVANDA (Lavandula angustifolia)

-Është bimë mjekësore shkurre që rritet në tokë të thatë, gëlqerore, e lartë 30-60cm, për efekt terapeutik përdoren majat e lulëzuara.
Infuzi nga lavanda përdoret për shpërlarjen e gojës për inhalim të organeve të frymëmarrjes, ndikon si analgjetik, anti bakterial, anti inflamator, anti spazmolitik, qetëson kokëdhimbjen, marramendjen, disponim i mirë, kundër gërqeve, shtimin e oreksit, kundër ndezjes së bronkeve, zbritjen e temperaturës, qetëson, relakson, ul depresionin dhe rregullon funksionin e zemrës.

Lavanda ka veprim te gjërë në terapitë estetike dhe aromaterapeutike, dhe nëse e mbajmë bimën lavanda në shtëpi aroma e kësaj bime i largon insektet si mushkonjat etj.
Po ashtu rekomandohet për të bërë banjo si aromaterapi me avull për të arritur efektet e dëshiruara dhe pas banjos të pihet edhe çaji nga lavanda i kombinuar me çajin e gjelbërt 250 ml.
Lavanda është efikase edhe kur përzihet me bimën kamomil në pjesë të barabarta.

REÇETË: 2 luge nga bima ose 4 gr lavanda refuz përvëlohen me 500 ml uj dhe lihen mbuluar 10 minuta. Përgatitet infuz dhe pihen 3 filxhana ne ditë.
Natyra na dhuron zgjidhje për çdo problem shëndetsorë.

(Visited 78 times, 1 visits today)
Top