Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së vendit në emisionin “Rubikon” të KTV, duke e cilësuar atë të papërgjegjshme. Qëndrimi i presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga i shprehur në një intervistë televizive, ku shprehet kundër të drejtës së shkollimit të nxënëseve kosovare që mbajnë shami në shkollat publike të vendit, […]
Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së vendit në emisionin “Rubikon” të KTV, duke e cilësuar atë të papërgjegjshme. Qëndrimi i presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga i shprehur në një intervistë televizive, ku shprehet kundër të drejtës së shkollimit të nxënëseve kosovare që mbajnë shami në shkollat publike të vendit, […]
BIK: Qëndrimi i Presidentes i papranueshëm

Qëndrimi i presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga i shprehur në një intervistë televizive, ku shprehet kundër të drejtës së shkollimit të nxënëseve kosovare që mbajnë shami në shkollat publike të vendit, për Kryesinë e BIK dhe besimtarët është i habitshëm, i papranueshëm, i papërgjegjshëm dhe kundërkushtetues.
Presidentja e vendit si simbol i unitetit, mbrojtëse e Kushtetutës dhe përfaqësuese e qytetarëve të vendit, në asnjë variant nuk do të duhej të kishte një qëndrim të tillë çfarë e shprehu në atë intervistë ku presidentja përkrah dhe angazhohet për të mohuar të drejtën e shkollimit të nxënëseve kosovare vetëm pse ato bartin mbulesën islame.
Zonja Presidente! Përkufizimi i Kosovës si shtet laik a shekullar ka të bëjë me marrëdhënien e shtetit me bashkësitë fetare, por kjo në asnjë mënyrë nuk i jep të drejtë as Ministrisë së Arsimit, as drejtorive komunale, e as drejtorive të shkollave të vendit që t’ua mohojnë të drejtën e arsimimit nxënëseve tanë në shkollat publike, sepse e drejta e arsimimit është e garantuar me Kushtetutën e Kosovës për të gjithë qytetarët e vendit.
Pra, e ritheksojmë shekullariteti, ku ju thirreni, rregullon marrëdhëniet e shtetit dhe të bashkësive fetare, por kjo nuk prek të drejtën e lirisë së besimit, të shkollimit a punësimit, e që janë të drejta të njeriut, të garantuara jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe me akte e Konventa Ndërkombëtare.
E nderuar! Ju me qëndrimin e shprehur nuk e keni mbrojtur Kushtetutën e vendit, nuk e keni ruajtur unitetin e popullit, dhe nuk keni prezantuar në mënyrë dinjitoze qytetarët e Kosovës, por keni mbrojtur një Vendim Administrativ të Ministrisë së Arsimit, i cili bie ndesh me kushtetutën, ka frymë antievropiane, prodhon diskriminim në baza fetare, si dhe bie erë nga sistemet ideologjike të shkollës ateiste -komuniste.
Bashkësia Islame e Kosovës, fton presidenten e vendit që të përmbush detyrave të saja kushtetuese, pra të mbroj Kushtetutën e vendit, të mbrojë të drejtat e qytetarëve, të mbroj e të promovoj të drejtën e shkollimit të nxënëseve tanë pa marrë parasysh cilës fe, cilës etni apo cilës kategori shoqërore i përkasin ata.
Zonja Presidente! Ju drejtohemi publikisht përmes këtij reagimi që të mos t’i kontribuoni politizimit e polarizimit të një të drejte elementare të nxënëseve tona, e që është e drejtë hyjnore, kushtetuese e ligjore.
Keni tërë kohën dhe hapësirën e duhur në dispozicion që këtë çështje ta trajtoni në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe sipas modelit të shumicës së vendeve të BE-së./bislame.net/
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
January 16, 2020 / By M.I Mos u frikëso – Paraliza e Gjumit
July 9, 2018 / By M.I Thuaje kete lutje (thuaje cdo dite )
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
June 11, 2018 / By M.I C’do t’i ndodhë robit pas vdekjes ?
June 11, 2018 / By M.I Mjete shtëpiake për zbutjen dhe largimin e dhembjes së dhëmbit
June 11, 2018 / By M.I Efektet shëndetësore të pjeprit
June 11, 2018 / By M.I Mënyra e marrjes së guslit
June 11, 2018 / By M.I Ndiheni të lodhur dhe të stresuar? Përdorni këtë truk të thjeshtë në dush
June 11, 2018 / By M.I Tre orët më të vlefshme në Ramazan
June 11, 2018 / By M.I 10 shkaqet e furnizimit
June 11, 2018 / By M.I Disa lutje Kuranore
June 11, 2018 / By M.I Njeri, je gjëja më e bukur e kësaj bote