Sábado, 30/9/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Berisha dorëzon karriken, ja historiku i qeverisjes 8-vjeçare

Berisha dorëzon karriken, ja historiku i qeverisjes 8-vjeçare

Në përfundim të mandatit të tij, në mbledhjen e sotme kryeministri Berisha bëri një ekspoze të punës së qeverisë së tij. Kryeministri u shpreh se kishte zhvilluar 425 mbledhje në 8 vite në të cilat janë miratuar 7255 ligje dhe vendime. Nga këto 5916 vendime, 1292 ligje, 47 akte normative, që kanë përbërë infrastrukturën ligjore të të gjitha reformave, në të gjitha fushat.

berisha historiku

Por cili është historiku i kabinetit Berisha?

Kabineti i drejtuar nga Berisha ne mandatin e pare, kishte 14 ministri dhe ne te dytin 15; dhe pjese e tij ne 8 vjet u bene vetëm dy zonja Arenca Trashani dhe Majlinda Bregu te dyja, si ministre te Integrimit. Përgjatë dy mandateve qeveria Berisha ka pesuar 12 ndryshime; 8 ne mandatin e pare dhe 4 nemandatin e dyte.

Gjate mandatit te pare Berisha nderhyri ne qeveri 3 here i detyruar nga dorëheqjet siç ishte rasti i Besnik Mustafajt, i cili dha dorëheqjen nga ministria e Jashtme, rasti i Ilir Rusmalit qe u dorehoq nga posti i ministrit te Drejtësisë dhe rasti i Fatmir Mediut, qe la dikasterin e mbrojtjes, pas shpërthimit te Gërdecit. Ndryshimet e tjera u bene per shkak te pozicionit te aleateve, demokristianeve, republikaneve dhe ne fund te mandatit, largimi i PBDNJ nga koalicioni qeverisës.

Në mandatin e dytë Berisha beri 4 ndryshime ne qeveri kryesisht te imponuara nga Ilir Meta, duke filluar nga shkarkimi i Dritan Priftit dhe deri tek ndryshimetpas largimit te LSI nga koalicioni qeverisës. Por edhe ne prag te zgjedhjeve lokale te vitit 2007 dhe 2011, ndryshimet ndodhen per shkak te kandidimit, te Sokol Olldashit per bashkine e Tiranës, e me pas te Lulzim Bashes, ne te njejten gare dhe Ferdinand Xhaferrit ne bashkine e Durrësit.

Përgjatë 8 viteve, bërthama kryesore e qeverise mbeti e palevizur pavarësisht ndryshimeve, dhe ministra si Bode, Olldashi, Ruli, Pollo, Bregu, Bumçi dhe deri 2 vjet me pare Nishani e Basha ishin pjese e qëndrueshme e kabinetit Berisha. Padyshim qe kryeministri Sali Berisha dhe qeverisja e djathte, nder anet pozitive, do te mbahen mend per nënshkrimin e marrëveshjes se asociim-stabilizimit, aktin final te futjes se Shqipërisë ne NATO, lëvizjen pa viza ne zonën shengen, pritjen ndaj presidentit amerikan Xhorxh W. Bush, por edhe per investimet ne infrastrukture veçanërisht me tunelin e Kalimashit dhe ate te Elbasanit. Por veshtire se mund te harrohen ngjarje te dhimbshme si tragjedia e Gërdecit, e 15 marsit,2008, ku humben jeten 26 persona e u plagosen mbi 300 te tjere. Po keshtu 21 janari, ku u vranë ne bulevard, 4 protestues; momente te cilat ngrene pikëpyetje te medha per modelin e qeverisjes se Sali Berishës.