Quinta-feira, 21/3/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

BËJE KËTË!



BËJE KËTË!

 

Ngrihu dhe merri dy stilografa dhe një letër. Stilografi i parë le të jetë me ngjyrë të gjelbërt, kurse i dyti me ngjyrë të kuqe. Bëje një list të gjërave që të lumturojnë dhe të përvujtnojnë. Fillo nga ana e djathtë t’i shkruash gjërat që të rrisin dhe lumturojnë, qofshin ato: mendime, objekte, libra, njerëz, vende apo tesha! Këto shkruaji me ngjyrë të gjelbërt, që paraqesin jetën dhe pozitiven! Pastaj kalo në anën e majtë të listës duke i shkruar gjërat që të shkaktojnë rënie të humorit dhe të turbullojnë cilësinë e jetës qofshin ato: mendime, objekte, libra, njerëz, vende apo tesha. Këto shkruaji me ngjyrë të kuqe, që paraqesin rrezikun dhe saherë që t’i zbulosh lumturueset dhe shqetësueset hedhi në atë listë dhe rilexoji herë pas here! Rrënjosi fuqishëm në gropat e kujtesës dhe praktikoji seriozisht! Jeta turbullohet nga diçka, njihi ato dhe burimet e tyre, trajtoji deri në këputje, jeta është e shtrenjtë, respektoje! Këtë listë pozicionoje diku, lehtë të të bjen në sy, ashtu që të ndikohesh.





Agron  Islami

(Visited 2 times, 1 visits today)