Sexta-feira, 13/12/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Bëhu mik i zemrave

Bëhu mik i zemrave

Të shumtë janë ata që njohim dhe me të cilët vëmë raporte, mirpo të paktë ata që i bëjmë miq, madje edhe më të paktë janë ata me të cilët krijojë miqësi të ngushtë. Këta të fundit janë ata që na dhurojnë përkrahje të vërtetë pas ndihmës së Allahut në ballafaqim me vështirsitë, në zbutjen e dhembjeve e pikëllimeve dhe në aritjen e aspiratave.

I Dërguari i Allahut thotë: ‘ Njerëzit janë si devetë, prej njëqindëve vështirë e ke ta gjesh një për ta shaluar” ( Buhariu dhe Muslimi).

Elita e miqve nuk arrin të përbëjë më shumë se një përqind e të gjithë atyre që njohim. Shoku numër një është ai para të cilit nuk ndihem keq kurr i rrëfejmë problemet tona personale,

njëlloj sikur nuk na shkon mendja se ai do t’i gëzohet fatkeqësisë sonë. Ai në këtë rast nuk bën asgjë tjetër vetem se bashkëvepron me ne sikur problemi të ishte i tiji. Ai është njeri që na befason gjithmonë duke punuar në interestonin pa e ditur ne apo dikush tjetër.

Shokët na dhurojnë lloje të ndryshme të lumturisë, sigurisë, mbështetjes e përkrahjes dhe kjo përbën diqka shumë të rëndësishme për arritjen e një jete të lumtur. Shpeshherë ata janë mburojë e jona kundër krizave të ndryshme që na godasin, bile është vërtetuar se shumica e çrregullimeve psikike te njerëzit ndodhin për shkak të përballjes me probleme dhe kriza të shumta të jetës, kur në këtë konfrontim ata kanë pak përkrahje shoqërore dhe mbështetje vëllazërore.

Nëse ne gjejmë një mik besnik, duhet të kemi kujdes gjatë vëllazërimit me të, duke mos e tepruar dhe marrë këtë si diçka të lehtë e të thjeshtë. Ne duhet të jemi të parezervuar me të duke folur haput për përshtypjen e mirë që ai lë në jetën tonë. Kjo na dhuron kënaqësi të ngrohtë, ndjenjë vetëbesimi dhe respekti. Kjo ia vërteton atij se sakrificat që bënë për shokun e tij kan rënë në vendin e vet, në vendin e vlerësimit dhe mirënjohjes. I Dërguari i Allahut thotë: “Nëse ndonjëri prej jush e do vëllan e tij, le t’i tregojë, sepse kjo ndikon që miqësia të ruhet dhe dashuria forcohet.” ( Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Dikush ka thënë : “Fqinji im më tha: Miku i mirë ne ditë të vështira, kështu dëshiroj të jem. Kur të kesh nevojë, do të më gjeshë besnik dhe të sinqertë ndaj teje. Mendova pak, pastaj vendosa dorën time mbi doren e tijë dhe i thashë: ‘ O mik, ndoshta ti nuk e di domethënien e kësaj fjale, sepse mik ësht ai për të cilen zemra ka nevojë në çdo kohë e jo vetëm në kohëra të vështira. ”

Disa njerëz e kanë privuar veten nga kënaqësia që sjell miqësia e ngushtë për arsye se nuk i besojnë askujt dhe ashkush nuk u beson atyre. Ata nuk i besojnë askujt sepse kanë mendim të keq dhe negativ për njerëzit, ndërsa të tjerët nuk u besojnë për shkak të sjelljeve të këqija të tyre apo për shkak të mbizotërimit të interesit personal ndaj tyre. Ata dëshirojnë që prej miqësisë të përfitojnë një lopë qumështore që u sjell begati të shumta.

Ata ndihen të vetmuar dhe të huaj, edhe pse jetojnë me familjen e tyre dhe mes miqëve.

Shkëputur nga libri ”Jeto i Lumtur”

Autor: Abdulkerim Bekkar

 

(Visited 48 times, 1 visits today)
Top