Quarta-feira’, 18/9/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

BEGATIA, BEKIMI, BEREQETI

BEGATIA, BEKIMI, BEREQETI

BEGATIA, BEKIMI, BEREQETI

Allahu të dhashtë bereqet!
Është një lutje shumë e bukur të cilën e praktikojmë çdo ditë, sa herë dikush na bën ndonjë të mirë. Është lutja e cila shumë spontanisht del nga zemra, me sinqeritet shqiptohet nga gjuha dhe çdonjërit që e thotë i duket që sadopak ia kthyer të mirën atij mirëbërësit.

Motivi i kēsaj shprehje qëndron në udhëzimin profetik: “Kur dikush ua bën një të mirë, shpërblejeni, e nëse nuk keni me çka, i thoni: Allahu të shpërbleftë me të mirë.” Ndërsa formulimi ka një bazë që kemi trashëguar ndër breza. Si duket, pleqt tanë e kanë kuptuar një gjë me rëndësi: se begatia nuk është me sasi por me bekime (bereqet).
Por çka është bereqeti, se?!
Të shijosh atë me çka të ka begatuar Zoti, ngase jo të gjithë e shijojnë atë që kanë. Të përfitosh prej asaj begatie në të gjitha format e përfitimit. Të kënaqesh vet, me familje, me miq dhe me ata që i do dhe të duan. Dhe në fund, të depozitosh diçka me vlerë për ANDEJ. Kjo pritet të ndodhë kur tjetri lutet për ty: Allahu të dhashtë bereqet!

Hoxhë Ekrem Avdiu

(Visited 35 times, 1 visits today)
Top