Domingo, 2/4/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Bashkia e Tiranës restauron 68 shkolla

Bashkia e Tiranës restauron 68 shkolla

Nga 72 shkolla në total, Bashkia e Tiranës ka restauruar dhe ka plotësuar me kushte bashkëkohore 68 prej tyre. Sipas Drejtorit të Administrimit të qytetit, Alfons Muca,shkollat që kanë qenë më problematike janë shembur totalisht dhe po rindërtohen.

bashkia tiranes

“Eshtë bërë një planifikim përshtim kapacitetesh, shtim ambientesh, ndërtimi ishkollave të reja. Kuptohet që duke bërë shtimin e kapaciteteve dhe rikonstruksionin e këtyre objekteve, kuptohet që nxënësit transferohen nga një shkollë në një shkollë. Shkollat më problematike që kemi pasur kanë qenë shkollat që ne i kemi shembur, sishkolla “Ahmet Gashi” që i përkiste viti ’62. Kemi dy-tre shkolla të tjera, por jo në gjendjen që ka qenë “Ahmet Gashi”, të cilat janë planifikuar për të filluar punimet për 3-4 muaj. Me planifikimin që kemi shkollat problematike nuk i kemi më në atë gradë që kanë qenë.”- deklaroi Muca.

Një pjesë e shkollave do të vijojë mësimin me dy turne, deri në përfundimin e rikonstruksionit të disa shkollave që pritet të përfundojnë semestrin e dytë.