Quarta-feira’, 22/3/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
No Data

Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës do të jetë i vetmi autoritet fetarë në Luginë

Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës do të jetë i vetmi autoritet fetarë në Luginë

Grupi Punues për  themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës me vëmendje ka përcjell zhvillimet e fundit në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe implikimet që kanë sjell këto zhvillime edhe në Luginë të Preshevës. 

Grupi Punues legjitimitetin vet e ka fituar më 18 dhjetor, të  vitit 2012. Në këtë takim morën pjesë  rreth pesëdhjetë imam nga Lugina e Preshevës.  Në prani të Kryesisë së BIK – ut, në prezencën e Myftiut mr. Naim ef. Tërnava, u vendos që të themelohet Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës. Ia bëjmë me dije opinionit se vonesat për themelimin e Bashkësisë  Islame të Luginës  janë bërë për shkak të krizës institucionale e krijuar në Bashkësinë Islame të Kosovës e  shkaktuar  nga ish – kryetari i Kuvendit të BIK-ut, i cili kishte prolonguar mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Kuvendit, e paraparë sipas rregullores së Kuvendit të BIK-ut. Në këtë mbledhje të Kuvendit, qysh në muajin mars  të këtij viti, parashihej që të harmonizoheshin normat statutare të Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës me ato të BIK-ut. Mos mbajtja e kësaj mbledhje të Kuvendit të BIK-ut ka qenë pengesa e vetme për mos realizimin e iniciativës për themelimin e Bashkësisë Islame  të Luginës së Preshevës. Ne e përshëndesim tejkalimin e kësaj krize në BIK, dhe besojmë se së shpejti Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës dhe myftiu i saj mr. Naim ef. Tërnava do të angazhohen seriozisht për të jetësuar vendimet e takimit të 18, dhjetorit, 2012.

Grupi Punues gjithashtu reagon edhe ndaj mediatizimit të problemeve të  Bashkësisë Islame në Kosovë dhe në Luginë të Preshevës duke i konsideruar çështje të brendshme të Bashkësisë Islame të cilat duhet të zgjidhen konform normave statutare e juridike brenda organeve të Bashkësisë Islame. Paraqitjet në media të Kosovës  nga Lugina në emër të BIPBM – së, janë të nxituara dhe të papranuara, siç janë të padobishme në këto moment edhe reagimet nga këshillat në Preshevë dhe Bujanoc për legjitimitetin juridik insititucional. Pikërisht, kontesti i legjitimitetit juridik dhe moral i secilës palë në kampin e organizimit fetarë në Luginë të Preshevës, ka ngritur iniciativën për themelimin e Bashkësisë Islame të Luginës së Preshevës të cilën e ka marrë përsipër Grupi Punues. Në këtë institucion do të participonin të gjithë hoxhallarët. Bashkësia Islame e Luginës së  Preshevës do të jetë i vetmi autoritet fetarë që do të merrej me organizimin e jetës fetare dhe ruajtjen e trashëgimisë islame si pjesë  e identitetit tonë nacional – kombëtarë.

02. 08. 2013
Koordinatorë i Grupit Punues  Preshevë
Mr. Nexhmedin ef. Ademi