Quinta-feira, 25/2/2021 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Barku është shtëpi e çdo sëmundjeje

Barku është shtëpi e çdo sëmundjeje

Çfarëdo ilaçesh që ka përdorur Pejgamberi i Zotit , s.a.v.s., i ka përdorur për nevojat personale, të cilat ilaçe ia ka rekomanduar po ashtu edhe personit në rrethin e tij familjar që ka pasur simptoma të ngjashme: të afërmve të tij dhe shokëve. Shërimet natyrore të cilat i ka përdorur Pejgamberi, të afërmit e tij dhe ashabët (shokët) kanë qenë shërime të thjeshta dhe nuk janë shënuar. As ai, as ndonjë pasues i tij nuk ka përdorur asnjëherë ilaçe (medikamente) farmaceutike dhe të përbëra. Shumica e ilaçeve të tyre kanë qenë burimore ose të thjeshta dhe të papërziera, por kanë mundur që të përdorin materie plotësuese ushqyese të kohëpaskohëshme për të mënjanuar fortësinë e ilaçeve, ose bimë sekondare, për ta dobësuar fuqinë e ilaçit ose për ta bërë të përshtatshëm. Kurdo që ushqimi ka dhënë zgjidhje të thjeshtë, ata e kanë përdorur. Kështu janë shëruar shumica e arabëve, turqve dhe beduinëve të shkretëtirës. Ilaçet e përbërë nga shumë substanca i kanë përdorur romakët dhe grekët. Në Indi, gjithashtu, mjekësia ka qenë bazuar në përdorimin e ilaçeve të thjeshta e jo të përbëra.

I Dërguari i All-llahut , s.a.v.s., ka thënë: “Barku është shtëpi e çdo sëmundjeje, ndërsa maturia (ndalimi) është kryet e çdo ilaçi, andaj përvetësojeni këtë traditë”. (Buhariu)
Dikush e kishte pyetur mjekun arab El-Harif bin Kaladahun (viti 634): “Cili është thelbi (përmbledhja) i mjekësisë?”
Ai u përgjigj: “Imponimi i ndalimit të ushqimit”.

(Visited 155 times, 1 visits today)
Top