Quinta-feira, 8/6/2023 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
United States
+11C

Banka Botërore: SHBA drejt humnerës

Banka Botërore: SHBA drejt humnerës

shba drejte humneres

Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen vetëm ditë larg përfshirjes në një “krizë shumë të rrezikshme”.

Aktualisht, buxheti qeveritar në SHBA është ngrirë që prej datës 1 Tetor, si rrjedhojë e mungesës së një marrëveshje mes demokratëve e republikanëve për rritjen e tavanit të borxhit.

Tavani i mëparshëm i borxhit u tejkalua në muajin Maj dhe rritja e tij është kundërshtuar deri më tani prej opozitës.

Kim i kërkoi ligjvënësve amerikanë që të gjejnë një marrëveshje për tavanin e borxhit përpara datës 17 Tetor.