Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
Super fruti ARONIA
Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
Caji matcha
Bima ideale per te mbetur shtatezene
Me një tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj të verdhë, banania është një nga frutat më të mrekullueshëm dhe më të gjindshëm gjatë gjithë vitit. Bananet rriten deri në 10m lartësi dhe i përkasin familjes së lilit dhe orkidesë. Ky frutë kremoz, i ëmbël dhe i pasur është një […]
Me një tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj të verdhë, banania është një nga frutat më të mrekullueshëm dhe më të gjindshëm gjatë gjithë vitit. Bananet rriten deri në 10m lartësi dhe i përkasin familjes së lilit dhe orkidesë. Ky frutë kremoz, i ëmbël dhe i pasur është një […]
Banania,frut i mrekullueshëm

Me një tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj të verdhë, banania është një nga frutat më të mrekullueshëm dhe më të gjindshëm gjatë gjithë vitit.
Bananet rriten deri në 10m lartësi dhe i përkasin familjes së lilit dhe orkidesë.
Ky frutë kremoz, i ëmbël dhe i pasur është një nga të preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri të moshuarit.
Dobitë shëndetësore
*Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular pasi përmban fibra dhe kalium.
Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza.
*Bananet mbrojnë kundër ulcerës
Bananet njihen që herët për vetinë e tyre për të ulur aciditetin e stomakut, dhe si rezultat të mbron kundër ulcerës dhe dëmeve që ajo shkakton. Në një studim, një përzierje e qumështit me banane, uli në mënyrë të konsiderueshme aciditetin e stomakut. Në një tjetër studim në kafshë, shkencëtarët vunë re se banania e freskët e mbronte stomakun nga plagët.
Banania e luan rolin e saj mbrojtës në 2 mënyra: së pari, disa substanca që ndodhen te banane ndihmojnë aktivizimin e disa qelizave, që përbëjnë shtresën e jashtme të stomakut, atë që vjen në kontakt me ushqimin, e cila prodhon dhe mukozën që e ruan stomakun nga aciditeti. Së dyti, disa përbërës të tjerë, që quhen inhibitorë të proteasave ndihmojnë në eliminimin e disa baktereve në stomak, të cilët janë akuzuar si kryesorë në shkaktimin e ulcerës në stomak.
*Ndihmojnë në periudhat e eliminimit…
Në rastet e diarresë së shpeshtë, për shkaqe të ndryshme, na duhet të eliminojmë ushqime që mund të rëndojnë situatën. Një episod diarreje mund të zbrazë depozitat tona me elektrolite shumë të rëndësishëm. Bananet mund të na plotësojnë mangësitë në kalium, një nga elektrolitet më të rëndësishëm, i cili ndihmon në rregullimin e funksionit të zemrës dhe në balancin e lëngjeve në trup.
Gjithashtu, bananet përmbajnë pektinë, një lloj fibre e tretshme, e cila ndihmon shumë në normalizimin e aparatit tretës dhe lehtëson konstipacionin. Ëmbëlsia dhe përmbajtja në sheqer e bananeve varion në saje të pjekjes së tyre. Kur ato janë pak të pjekura (me ngjyrën e verdhë gati jeshile) kanë një indeks glikemik më të ulët. Kjo i bën bananet një nga frutat më të rekomandueshëm, në të kundërt të famës që ato kanë.
*Bananet mbrojnë shikimin tonë
Mamaja juaj mund t’ju ketë thënë se karrotat ju ndihmojnë për shikim më të qartë të syve kur ishit fëmijë, por për të rriturit duket se konsumimi i frutave është më i rëndësishëm për këtë. Në një botim të Archives of Ophthalmology, përmendet se konsumi i të paktën 3 frutave në ditë, ndihmon shumë në parandalimin e përkeqësimit të shikimit me kalimin e moshës.
Banania është një nga frutat që, nëse e konsumojmë përditë, në kombinim me fruta të ngjyrave të kuqe dhe jeshile, do të ndihmonte shumë për të pasur shikim më të mirë me kalimin e moshës.
*Forconi kockat me banane…
Po, është e vërtetë, nëse përdorni bananet rregullisht në menynë tuaj, ndihmon në absorbimin e kalciumit, elementit më të rëndësishëm në ndërtimin e kockave tona.
Bananet përmbajnë një prebiotik, i cili ushqen bakteret miqësore të kolonit (zorrës së trashë). Këto baktere prodhojnë vitamina dhe enzima, të cilat ndihmojnë shumë aftësitë tona për të absorbuar nutrientë shumë të rëndësishëm, siç është dhe kalciumi.
Gjithashtu, koha e kalimit të ushqimit në zorrë zgjatet dhe, në këtë mënyrë, ulet rreziku i kancerit të zorrës së trashë.
Bananet jeshile përmbajnë acide yndyrore të shkurtra, të cilët janë më të preferuarit për qelizat që përbëjnë shtresën e parë të zorrës. Kur këto qeliza ushqehen mirë, ato janë shumë më të afta për të absorbuar kalciumin dhe nutrientë të tjerë të vlefshëm.
Disa banane janë burim i pasur edhe i karotenoideve të ndryshëm. Ato me ngjyrë sa më të artë kanë dhe përmbajtjen më të lartë.
*Bananet ndihmojnë shëndetin e veshkave tona kur konsumohen rregullisht, por me masë
Rreth 190.000 raste kanceri të veshkave identifikohen çdo vit në Amerikë. Faktorët e riskut përfshijnë duhanpirjen, obezitetin, hipertensionin dhe ekspozimin në disa substanca toksike, si asbesti dhe kadmiumi. Faktorë dietetikë janë vënë re si parandalues. Konsumi i rregullt dhe i përditshëm i frutave-zarzavateve të pasura me fibra bimore, por kryesisht konsumi i bananeve është lidhur me mbrojtjen e veshkave nga kanceri.
**Sa shpesh të konsumojmë banane
Një banane të vogël mund ta konsumojmë edhe përditë, duke e kombinuar atë me 2-3 fruta të tjerë, të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme.
Banania mund të përfshihet në ëmbëlsira, në kos me fruta dhe pak mjaltë, si dhe në lëng të freskët frutash./PK/.
Perktheu dhe pershtati: Blerina Bombaj, dietologe.
June 30, 2018 / By M.I Fara E Mbretit
May 26, 2018 / By M.I Duaja më e vlefshme për syfyr ! (Duaja e syfyrit)
January 13, 2019 / By M.I Kush zgjohet naten dhe thote kete lutje ( nese i kerkon dicka Allahu do tja jape )
January 23, 2019 / By M.I Kjo foto vlenë sa 1 milion fjalë
May 14, 2018 / By M.I Vaktia e Ramazanit 2018 për Kosovë
June 30, 2018 / By M.I Nuk ka arme me te fuqishme kunder mesyshit dhe magjise se sa keto 2 sure
November 27, 2018 / By M.I Duaja e rëskut (Disa lutje per risk apo furnizim)
September 12, 2018 / By M.I Nëse keni fëmijë kokëfortë, urime…
May 30, 2018 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave)
July 24, 2018 / By M.I Larja lakuriq me burrin
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
October 20, 2022 / By M.I Pesë (5) gjërat nga të cilat duhet hequr dorë
October 20, 2022 / By M.I Super fruti ARONIA
October 19, 2022 / By M.I Çaji VIRAK (manteli i Zonjave video)
October 19, 2022 / By M.I Caji matcha
October 19, 2022 / By M.I Bima ideale per te mbetur shtatezene
October 18, 2022 / By M.I Vizionarët në mesin e popujve të tyre
October 17, 2022 / By M.I O ti njeri
April 10, 2022 / By M.I Zemërimi dhe sëmundjet
April 10, 2022 / By M.I Steve Jobs -Fjalët e fundit të Steve Jobs
October 20, 2022 / By M.I Mos u martoni kurre me keta pese lloje te meshkujve
February 9, 2018 / By M.I Ja se për cka mund ta këndosh këtë sure
February 9, 2018 / By M.I Kujdes “mos u qo peshë”
February 9, 2018 / By M.I SI TA DALLOJMË ANEMINË TEK FËMIJËT ?
February 9, 2018 / By M.I Mënyrat si ta fitoni zemrën e bashkëshortes suaj !?
February 9, 2018 / By M.I Hajde ne xhuma ,ftoj shoket per xhuma
February 9, 2018 / By M.I Si të veprojmë kur ejakulojmë në gjumë?
February 9, 2018 / By M.I E kam një hall të madh e nuk po gjej zgjidhje
February 9, 2018 / By M.I A bën ta mbaj Kuranin në makinë?