Sábado, 24/8/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Banania

Banania

bananet
Musa sapienta, M. nana, M. paradisiaca; (banania)

Pasi ta lexoni këtë artikull do ta shikoni me një tjetër sy bananen.
Banania është një frut që përmban tre lloje të ndryshme sheqeri natyral. Ajo përmban sukroze, fruktoze dhe glucozë të kombinuar me fibra. Një banane të jep një energji të madhe për trupin.
Sipas studimeve banania ndikon në shërbimin e disa sëmundjeve.

DEPRESIONI
Sipas studimeve personat që vuajnë nga depresioni janë ndjerë shumë herë më mirë pasi kanë konsumuar për një kohë banane. Kjo është për shkak se bananja përmban triptofan, një lloj proteine që ndikon në rerlaks, pra të jep ndjenjën e qetësisë dhe të bën të ndihesh më i lumtur.

ANEMINË
Banania është e pasur me hekur dhe stimulon prodhimin e hemogrobinës në gjak duke ndikuar në shërimin e anemisë.

TENSIONI i GJAKUT
Ky është një frut unik i pasur me potasium dhe nuk ka kripera dhe është perfekte për të luftuar tensionin e gjakut.

TRURI
200 studentë nga shkolla Tëickenham në Angli janë ndihmuar gjatë provimeve duke ngrënë banane në çdo vakt, pra në mëngjes, drekë dhe darkë dhe kjo ka ndikuar në trurin e tyre duke i dhënë më shumë fuqi. Sipas studimeve për shkak se banania është e pasur me potassium, i bën nxënësit më aktivë.

KAPSLLËK
Bananja është e pasur me fibra dhe kjo ndikon në tretjen e ushqimeve. Ajo ka fuqi laksative dhe ndihmon personat që vuajnë nga koliti.

HELMIM
Një mënyrë e shpejtë për të shëruar helmimet që shkaktohet nga ngrënia e një gjelle të mbetur apo kur dehesh me pije është të hash një banane të miksuar me qumësht dhe mjalt. Kjo ndikon dhe qetëson në mënyrë të shpejtë stomakun dhe hidraton trupin tuaj.

URTH
Bananja ka një efekt antiacid në trupin tuaj, kështu që nëse të zë urthi ha menjëherë një banene dhe do të shikosh se do të ndihesh më mirë.

TË VJELLAT E MËNGJESIT
Duke konsumuar një banane në mes të vakteve, ju ndihmon të mbani të balancuar nivelin e sheqerit në gjak, duke ndikuar në shërbimin e ndjenjës së përzierjes në mëngjes.

PICKIM MUSHKONJE
Në rast se të pickon një mushkonjë fërkoje menjëherë vendin me lëkurë bananeje dhe ajo do të zhdukë menjëherë enjtjen, skuqen dhe do të largojë ndjenjën e të kruarit.

NERVAT
Bananet kanë sasi të mëdha të vitaminës B dhe të qetëson në sistemin nervor.
Të ngarkuar shumë me punë dhe me studime? Instituti i Psikologjisë në Austri ka bërë një studim i cili ka vërtetuar se po të konsumosh ushqime me karbohidrate çdo dy orë ndikon në largimin e panikut dhe në qetësimin e nervave.

ULÇERA
Banania është përdorur gjërësisht në dieta dhe ndihmon në problemet e tretjes. Ajo balancon aciditetin në stomak duke shëruar irritimet dhe gjakderdhjen.

TEMPERATURA
Në shumë kultura bananja njihet si fruti i freskisë. Ajo ndikon në sistemin fizik dhe emocional dhe mban në balancë temperaturën e trupit duke e mbajtur atë në nivelin konstant.
Pra siç e shikoni bananja bën shumë mirë në trajtimin e shumë sëmundjeve.
Nëse e krahasojmë me mollën, bananja ka katër herë më shumë proteina, dy herë më shumë karbohidrate, tre herë më shumë fosfor, pesë herë më shumë vitaminën A dhe hekurin, dy herë më shumë vitaminat e tjera dhe mineralet. Ajo është gjithashtu e pasur me potasium dhe është një ndër ushqimet më të mira në botë. Ndaj dhe është koha të ndryshojmë shprehjen e njohur duke thënë se “Të hash një banane në ditë, e mban doktorin larg”.

(Visited 28 times, 1 visits today)
Top