Thursday, 17/1/2019 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

BAMIRËSIA



BAMIRËSIA

Bëni mirësi! Nuk është penduar bamirësi, as nuk ka dështuar përpjekja e tij!

Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk është shpërblimi i veprës së mirë veçse e mira.” El-Rahman, 60.

Katade ka thënë: “Veproni mirë, do të shpërbleheni me të mirë.”

Shejh Sadiu ka thënë: “Për bamirësit ka përgëzim nga Allahu me lumturi në dynja dhe Ahiret, dhe Allahu do të jetë Bamirës me ta, ashtu sikur bënë ata bamirësi me adhurimin ndaj Tij dhe me robërit e Tij.”

Gjithashtu ka thënë: “A ka shpërblim tjetër, veç mirësive të mëdha për ata që janë bamirës, duke kryer adhurimin ndaj Zotit dhe duke qenë të dobishëm ndaj krijesave të Zotit?! Sigurisht, këtyre u premtohet shpërblim i madh, sukses në çdo të mirë dhe ruajtje nga çdo e keqe, ata do të kenë begati, paqe, e lumturi të përjetshme.”





Përshtati: S. Kuburi

Burimi Jetës