Tuesday, 11/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

BAMIRËSI, PREJ TË CILAVE DRIDHET ZEMRA



BAMIRËSI, PREJ TË CILAVE DRIDHET ZEMRA

Te halifi Omer (r.a.) vjen një delegacion i njerëzve të verifikuar nga krahina e Humsit, dhe ai u thotë atyre: – Mi shkruani emrat e të varfërve në vendin tuaj, në mënyrë që sado pak të ju ndihmojmë.

Ata i dhanë atij një listë në të cilën ishin emrat e atyre dhe në mesin e tyre ishte edhe emri i Seid ibn Amirit (r.a.).

Omeri pyeti: – Kush është ky Seid ibn Amiri?

Ata thanë: – Ky është emiri-guvernatori ynë!!!

– Po a është i varfër guvernatori Juaj?”

– Po! – thanë ata. Pasha Allahun, kalojnë shumë ditë, ndërsa në shtëpinë e tij nuk ndizet zjarri për të zier ushqim.

Omeri r.a. qau aq fort sa edhe mjekra iu lag nga lotët e tij, pastaj mori 1000 dinarë, të cilat i vendosi në një qese dhe tha:
– Përshëndeteni nga unë dhe thoni: – Sundimtari i besimtarëve ju ka dërguar këtë pasuri që të ndihmohesh në zgjidhjen nevojave tua.

Kur Seid ibn Amiri (r.a.) i mori të hollat, ai ua ndau të varfërve.
Në një rast tjetër Omeri (r.a.) përsëri ia dërgoi 1000 dinarë, dhe kur këto i sheh gruaja e Seidit (r.a.) thotë: – Falënderimi i qoftë Allahut i Cili na ka ndihmuar që mos të kemi nevojë të shërbejmë. Na blej artikuj dhe blije një shërbëtor me ato para.

Ai i thotë asaj: – Po çfarë thua (mendon) nëse bëjmë diçka që është më e mirë se kjo?

Ajo e pyeti: – Dhe çfarë është ajo?





Seidi r.a. u përgjigj: – Do t’ia japim atij i cili do të na i kthen përsëri, dhe atë atëherë kur ne do të kemi më shumë nevojë për të!.

– Kush është ai? – pyeti gruaja e tij.

Ai i tha asaj: – Do t’ia japim hua të bukur Allahut, dhe Ai do të na e kthej.

Ajo u pajtua dhe tha: – Po, Allahu të shpërbleftë!

Seidi nuk u largua nga vendi ku ishte ulur, derisa i shpërndau të gjitha paratë që ishin në qese, pastaj i tha një familjari të tij:

– Dërgoja këto filan gruaje të veje, pastaj jetimëve të atij dhe atij, e pastaj edhe filan të varfërve dhe nevojtarëve…

Përshtati: Miftar Ajdini